Kukës, 600 familjet e pastreha kërkojnë kreditë e buta

redaktor

Mbi 600 familje të pastreha të qytetit të Kukësit, vijojnë që të jenë në pritje të lëvrimit të kredive me interes të ulët. Që nga koha e pezullimit të kësaj kredie, pas abuzimeve që u regjistruan në qytete të ndryshme, deri tani në Këshillin Bashkiak, ku dhe hartohen listat e përfituesve, nuk ka mbërritur asnjë shkresë për zhbllokimin e banesave sociale. Basri Elezi, kryetar i Këshillit Bashkiak Kukës tha se “gjithë familjet e Kukësit vijnë nga përmbytja e Fierzës dhe janë të pastrehë. Numri ka shkuar në 600 deri në 700 familje”. Por numri i aplikimeve vjen në rritje nga dita në ditë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *