Një trup i pajetë është gjetur dje në fshatin Shtamë në Shëmri të Kukësit dhe dyshohet se i përket 18-vjeçarit Genci Gashi, i cili ka humbur prej më shumë se një muaji. Adoleshenti është shpallur i zhdukur pas denoncimit të familjarëve, në datën 28 dhjetor 2013. Zona ku është gjetur trupi i pajetë është rreth 3 kilometra larg banesës së të riut. Policia mori në pyetje barinjtë e zonës që e gjetën dhe po heton nëse është vrasje apo vdekje aksidentale. Priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.
