Kukës, bastisen regjistrat dhe kabineti i Informatikës në shkollë

redaktor

Persona të paidentifikuar janë futur në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Kukës, dhe kanë vjedhur regjistrat dhe kompjuterët e kabinetit të Informatikës. Burime nga policia bënë të ditur se hajdutët kanë thyer edhe derën e zyrës së drejtorisë së shkollës. Vjedhja është konstatuar mëngjesin e djeshëm, pasi janë paraqitur në shkollë stafi mësimor dhe nxënësit. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dyshohet se autorët mund të jenë edhe nxënës të shkollës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *