Kukës, breshëri kallashnikovi në drejtim të HEC-it

Dita

Transformatori i nënstacionit elektrik në HEC e Lapajt është qëlluar në orët e para të mëngjesit me armë zjarri, duke dalë kështu jashtë funksionit.

Ky informacion është bërë i ditur fillimisht për sallën operative të Policisë së Kukësit nga rojet e hidrocentralit, të cilët kanë thënë se shënjestra e breshërisë së kallashnikovit ka qenë transformatori i nënstacionit elektrik.

Sipas njoftimit policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *