Kukës-Elbasan, 2 të vdekur në aksidente, shoqërohen shoferët

anazapta

Dy të vdekur është bilanci i aksidenteve ditën e djeshme në Kukës dhe Elbasan. Një person është aksidentuar për vdekje ditën e djeshme në aksin rrugor Kukës-Morinë. Një automjet me të cilin po udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë pasagjeri ka humbur jetën. Policia bën me dije se viktima e aksidentit është Gazmend Matmuja. Shkak dyshohet lagështira. Kurse te “Rrethrrotullimi i luleve”, në Elbasan, ku maunia me targë FR989CA, ka përplasur për vdekje një person që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.  

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *