Kukës, fluks i lartë në kthim pas festave, rekord Morina

redaktor

Rreth 130 mijë emigrantë shqiptarë raportohet të kenë hyrë në Shqipëri për festat e fundvitit, nga data 24 dhjetor deri në natën e ndërrimit të vitit, më 31 dhjetor. Pikat kufitare me Greqinë, Kapshtica e Kakavija, përballuan fluksin pavarësisht ngadalësisë së palës greke. Por risia ka qenë dogana e Morinës, pasi ka pasur fluks të paparashikueshëm nga Kosova. Raportohet se kanë hyrë rreth 13 mijë persona. Për katër ditë me radhë emigrantët dhe vizitorët kanë nisur rrugën e kthimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *