Kukës, humb jetën në fushë futbollisti 17-vjeçar

anazapta

Një futbollist i ri, i cili luante me të rinjtë e klubit të futbollit Kukësi, ka humbur dje jetën tragjikisht në fushë, gjatë miqësores Kukësi-Prizreni.

Ilirjan Thaçi, 17 vjeç, ka pësuar një atak kardiak gjatë ndeshjes që u zhvillua dje në fushën e blertë të stadiumit të Kukësit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të bluzave të bardha, të cilët i dhanë ndihmën e parë në kohë rekord, ka qenë e pamundur mbajtja në jetë e futbollistit të ri.

Mjekët thanë se vdekja e djaloshit ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit tha dje se çdo ndeshje, e çdo kategorie që do zhvillohet sot do të fillojë me 1 minutë heshtje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *