Policia e qytetit verior ka arrestuar mëngjesin e djeshëm në Doganën e Morinit, një 39-vjeçar nga Gjakova, i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga Gjermania. Burime zyrtare thanë se zbulimi është bërë nga Policia Kufitare dhe më pas agjentët i vunë prangat të kërkuarit Besim Bekteshi. Ai ishte i kërkuar nga Interpoli, pasi ishte dënuar me 15 vjet nga gjykatat gjermane. Policia shqiptare ka nisur procedurat e ekstradimit të tij, sipas manualit të Interpolit, duke vënë në dijeni autoritetet kosovare dhe ato gjermane.
