Kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili, ka mbështetur protestën e Shoqatës së Tokave të Përmbytura nga liqeni i Fierzës, ku dhjetëra familje kërkojnë dëmshpërblimet nga përmbytja që u bë para me shumë se 30 vitesh.
Sipas Halilit, kërkesat e banorëve të dëmtuar janë të drejta dhe se qeveria duhet të ndërhyjë për zgjidhjen e çështjes së dëmshpërblimeve.
Më shumë se 5500 familje, prej vitesh kërkojnë që shteti t’i dëmshpërblejë për tokat e përmbytura, që nga vitit 1978, kur u ndërtua Hidrocentrali i Fierzës. Prej disa javësh ata kanë nisur dhe protestat.

Shume proteste e zgjuar kjo o z kuksiane ,! Nuk besoj se do ju shkoje kjo eshte karte e vjeter,
por ata qe u kane vene ne kete rruge eshte e sigurte se nuk jua duan te miren as juve e as Xhqiperise,,,!Sidoqofte ju e dini se c’po beni ,,,