Kukës, mbytet 16-vjeçari teksa lahej në liqen

Leda Hysa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës ku një 16-vjeçar është mbytur pasi është futur për t’u larë në liqen. Ngjarja më konkretisht ka ndodhur në fshatin Bardhoc, ndërsa ende po kërkohet për trupin e tij, pasi deri më tani nuk është nxjerrë nga liqeni.

Për të nxjerrë trupin janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, ndërsa rreth një muaj më parë po në Kukës, por në fshatin Gostili, u mbyt një 17-vjeçar.

Në njoftimin paraprak policia bën me dije se 16-vjeçari është me inicialet L. G, ndërsa liqeni ndodhet në në vendin e quajtur Hani i Laçit në Bardhoc.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *