Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetas turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia ndaloi në hyrje të doganës shtetasin Kemal Aydin lindur dhe banues në Tepecik –Turqi.
“Ndalimi i shtetasit u bë pasi Organet e Drejtësisë Turke, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, me vendim Nr. 2009/353, datë 07.06.2012, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave dhe Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal Turk.”
Aydin është i dënuar me 4 vjet e 12 muaj burgim dhe pritet të ekstradohëet në shtetin turk.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
