Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Kukës-Kalimash. Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen në autostradë. Mësohet se kamioni me targë DR1368E ishte i ngarkuar me materiale ndërtimi. Dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
