Plagoset kreu i PD-së në Shtiqën të Kukësit

anazapta

Policia njofton se dje në mesnatë në Kukës, Bujar Shehu, 38 vjeç, kryetar i degës së PD në Shtiqën dhe drejtor i Bordit të Kullimit, është qëlluar me breshëri automatiku. Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Shehut i është zënë pritë nga persona të panjohur, kur ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi me makinë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *