Kukës, policia parandalon trafikimin e të miturës; arrestohen dy persona

redaktor

Policia e Kukësit, përmes një operacioni ka parandaluar trafikimin e një vajze të mitur për qëllime prostitucioni.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave, uniformat blu kanë arrestuar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Bylbyl Iseni dhe Albert Dobratiqi, banues në Prishtinë, ndërsa të kërkuarit janë identifikuar nga burimet me inicialet e tyre, P.B. dhe A.S., nga Elbasani.

Burimet saktësojnë se këta persona tentuan të kalonin në pikën kufitare të Morinës një vajzë 17-vjeçare, për qëllime të dyshuara prostitucioni./TCH

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *