Për shkak të një konflikti pronësie, i hedh granatë në shtëpi bashkëfshatarit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Kukës, mbrëmjen e së hënës, por pa të lënduar në njerëz. Burime zyrtare nga policia vendore thanë se 46-vjeçari Sokol Brasha ka hedhur granatë dore pranë banesës së M. Brashës, njëkohësisht kushëriri i tij. Shkak ka qenë konflikti për motive pronësie. Nga shpërthimi i granatës nuk ka të dëmtuar në njerëz, por dëme të lehta materiale. Policia ka bërë shoqërimin e autorit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.