Aksidenti i ndodhur më 8 shkurt në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, ku humbën jetën 7 persona, ka ardhur për shkak të bllokimit të timonit. Shoferi 21-vjeçar Bashkim Çuni, ka fikur makinën, për të mos harxhuar karburant në dishezë. Sipas ekspertëve auto-teknikë të Policisë Rrugore, ka rezultuar se drejtuesi, për të kursyer naftë, ka kthyer çelësin e kuadrit, duke fikur makinën. Kjo ka shkaktuar bllokimin e timonit dhe forcimin e frenave. Gjithçka ka ndikuar edhe mungesa e eksperiencës si shofer, pasi gjendja e mjetit ishte e mirë.
