Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur të lërë të lirë Nderim Lushin, i cili u vu në pranga disa ditë më parë në Kukës me akuzën e organizmit të tubimit të paligjshëm.
Gjykata caktoi masën e sigurisë, ‘hetim në gjendje të lirë me detyrim paraqitjeje’ për Lushin, i cili u arrestuar gjatë një proteste të organizuar në qytetin e Kukësit për faljen e kamatëvonesave. Pas protestës që u shoqërua me ndërhyrjen e policisë, u pezullua nga detyra edhe shefi i krimeve në komisariatin e policisë së Kukësit, i cili shfaqet teksa kërcënon me armën e shërbimit protestuesit.
