Vdekja e futbollistit 17-vjeçar pak ditë më parë në Kukës i ka lënë vendin një tragjedie tjetër. Pranvera Sula, 17-vjeçarja që u vetëvra mbrëmjen e së dielës me armën e të atit, duket se e ka marrë këtë vendim në kushtet e depresionit pas humbjes së njeriut të dashur.
Sipas GSH, 17-vjeçarja Sula ishte në një lidhje të ngushtë miqësie me Ilirian Thaçin, futbollisti që vdiq si pasojë e një ataku kardiak në fushën e futbollit. Vajza nuk ka mundur ta kapërcejë dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës.
Vajza qëlloi veten me armën e të atit, një punonjës policie. Ajo vdiq gjashtë orë më pas në spital, ku mjekët e patën të pamundur shpëtimin e saj, për shkak të plagës së rëndë.
Ngushellime ; PATRIALKALIZEM.