Kukës, vetura përplas këmbësoren, shoferi dyshohet një i mitur

anazapta

Një grua ka mbetur e plagosur pas përplasjes nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Kukës-Gostil, ku sipas raportimit të policisë bëhet me dije se, një mjet ka përplasur 52-vjeçaren e identifikuar si Lume C. Po sipas burimeve të policisë, mjeti që ka përplasur gruan është larguar nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë asaj. Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, ndërkohë që e plagosura u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë. Dyshohet se drejtuesi i makinës ka qenë një i mitur dhe u shpall në kërkim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *