Kukësi bën goditjen e parë, vjen Gledi Mici

redaktor

Mbrojtësi Gledi Mici është zyrtarizuar si blerja e parë për Kukësit në merkaton e janarit. Kryesuesit e kampionatit shqiptar kanë shtuar radhët me mbrojtësin e majtë, që ka spikatur jo pak në sezonet e fundit te Flamurtari.

Mici pritet të shtojë cilësinë në repartin e mbrojtjes së Kukësit, që është konfirmuar nga më të mirat e kampionatit tonë dhe njëkohësisht do të shtojë më tepër rivalitetin për një bluzë titullari në skuadër.

Aktualisht në pozicionin e mbrojtësit të majtë aktivizohet kapiteni Hallaçi, por me Micin as një lojtar si Hallaçi nuk pritet ta ketë vendin të sigurt.

Në një intervistë për “Sport News”, Mici foli për kalimin e tij te Kukësi, teksa deklaroi se është shumë i lumtur për hapin e ri që ka ndërmarrë në karrierën e tij. Futbollisti u shpreh se do të japë më të mirën për klubin verior dhe do të përpiqet të ndihmojë Kukësin në realizimin e objektivave dhe më saktë, fitimi i titullit kampion.

Largimi i Micit nga Flamurtari u bë i mundur pas një marrëveshjeje që ky i fundit arriti me drejtuesit e klubit vlonjat. 23-vjeçari foli me fjalët më të mira edhe për ish-klubin e tij, ndërkohë që theksoi se shpreson shumë të fitojë titullin kampion me Kukësin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *