Përfundon me përqafimin e Duros me lojtarët, shenjë e uniteti të një skuadre që funksionon, Bylis- Kukësi, ndeshje e fituar 0-2 nga skuadra verilindore që vijon serinë pozitive në dëm të mallakastriotëve që nuk gjejnë dritën në fund të tunelit.
Fitore më e thjeshtë nga sa pritej për verilindorët në Adush Muca, edhe për faktin se ndeshja nisi në dishezë për Kukësin që gjeti avantazhin pas vetëm 9 minutash lojë, me Dvorenkovic që përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes vendase pas goditjes së Eminit për të shënuar golin e 1-0.
I gjendur shumë shpejt në disavantazh Bylisi përpiqet të reagojë duke vënë në vështirësi Kukësin, në të 20 duhet ndërhyrja e Malotës për të shpëtuar portën me Izucukun që i nisur pas një vertikalizimi nuk arrin të përfitojë për golin e barazimit. 5 minuta më vonë është Bilali që tenton nga distanca me topin që shkon sipër traversës së Koliqit. Me Bylisin e hedhur përpara për Kukësin krijohen hapësira të dobishme në të 35, Dvornekovic mund të shfrytëzonte më mirë rastin e krijuar por gjuan jashtë. Gjithsesi pas vetëm 2 minutash Bylisi kapet sërish në befasi në kundërzbritjet e Kukësit, me Eminin që përpara në qendër hap topin djathtas për Erick Flores që nuk fal në diagonale.
2-0 për Kukësin me Erick Flores sërish në shenjë pas ndeshjes me Tiranën. Vijon me paraqitjet e tij të mira braziliani. Zbërthehet shumë lehtë Bylis që në minutën e 40 mund të pësonte sërish me Eminin që prapë është i vetëm para portierit por këtë herë Frashëri del nga zona dhe fati është në krahun e tij. Edhe pjesa e dytë nis me një tjetër rast për Izair Eminin që në këtë krosim të Micit është i vetëm në shtyllën e dytë por nuk arrin të japë goditjen e “knock outit”. Bylisi kështu mbetet me shpresë dhe Varea në të 57 shmanget bukur nga markimi i Shametit para zonës por shikon Koliqin ti neutralizojë goditjen ndërsa 4 minuta më pas argjentinasi duhet të jetë penduar vërtet shumë për shpërdorimin e këtij krosi fantastik që nxjerr të vetëm para portës. Minutat rrjedhin pa shumë raste edhe për shkak të ndëprerjeve të shpeshta ndërsa në të 87 Emanuel Mbella ka shansin për të rihapur lojën pas krosimit të Peposhit, por gabon këtë penallti në lëvizje me goditjen një takimëshe. Në shtesë ka vend edhe për spektaklin e Ansi Nikës që dhuron një goditje të bukur duke marre përgjigjen e të njëjtit nivel nga Frashëri. Përfundon 2-0 për Kukësin e Duros që merr fitoren e 5 në 6 ndeshjet e fundit seri ku ka barazuar vetëm me Tiranën, për Bylisin bëhen plot 6 ndeshje pa fituar, ritëm që e kthen dalëngadalë në mirazh mbijetesën.
Ishte shansi i fundit për Bylisin me Kukësin që administron pa shumë problem minutat e mbetura për tu kthyer me tre pikë me peshë nga Ballshi.
