Autoriteti Rrugor Shqiptar ka këshilluar të gjithë përdoruesit e mjetëve që të udhëtojnë me kujdes në ditët me shi.
Me anë të një njoftimi, ARRSH bën të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarukullimin në akset nacionale.
Po ashtu, kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë.
Qarku i Kukësit është përfshirë prej dy ditësh tashmë nga moti i keq dhe me reshje të mëdha shiu, të cilat e kanë arritur kulmin e tyre gjatë orëve të natës që lamë pas e për pasojë ka pasur në shumë akse të zonës rrëshqitje masive të inerteve, që janë zbrazur në rrugë, duke sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve.
Probleme ka dhe në Qarkun e Elbasanit, ku raportohet se në disa akse rrugore ka pasur rënie gurësh, që kanë sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve.
Bëhet me dije se në Bashkinë e Përrenjasit dhe në disa fshatra përreth ka pasur mungesë të energjisë elektrike.
Të pranishme janë problemet me fidrin nr.7 e nr.8 ku si pasojë ka mungesë furnizimi me energji në disa fshatra përreth, si dhe fidri nr.4 në Bashkinë Cërrik, i cili shkakton mungesa në Nj. Adm Mollas e Pishaj të Bashkisë Gramsh.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarukullimin në akset nacionale Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë #UdhëtoniMeKujdesNëDitëtMeShi
j.l./ dita
