Kukësi do fitore ndaj Lacit për vendin e tretë

redaktor

Tri fitore radhazi në kampionat kanë qenë tabu për Kukësin e këtij sezoni. Skuadra verilindore shpreson të thyejë këtë mallkim me një sukses të mundshëm ndaj Lacit në “Zeqir Ymeri”. Luhatjet në rezultatet deri në këtë pikë të sezonit i kanë nxjerrë jashtë loje nënkampionët e vendit në garën për titullin kampion dhe tashmë objektiv parësor mbetet vendi i tretë, që aktualisht i përket Teutës. Trajneri i Kukësit Klodian Duro në prag të sfidës me Lacin, flet me bindje të plotë për përmbushjen e synimeve që ka presidenca kuksiane.

“Arsyeja që kam ardhur te Kukësi kanë qenë pikërisht përmbushja e objektivave që kanë drejtuesit. E kam patur dhe e kam bindjen se në fund të sezonit do të luajmë në Kupat e Europës qoftë edhe nëpërmjet kampionatit.”

Skuadra Kurbinase tashmë i ka përqendruar forcat te Kupa e Shqipërisë, por Duro po e përgatit ndeshjen sikur të kishte përballë një rival direkt.

“Laçi është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e ka treguar edhe gjatë sezoneve të fundit. Ky kundërshtar e ka mundur Kukësin edhe në finale të Kupës së Shqipërisë ndaj nuk shoh vend për nënvlerësim apo për të menduar se Laci nuk është i përqendruar në kampionat. Për ne mbetet një kundërshtar shumë i fortë.”

I bindur për suksesion e verilindoreve shprehet edhe drejtori i përgjithshëm i Kukësit, Ekrem Spahija, i cili sheh madje edhe përtej vendin të tretë.

“Unë besoj se do të fitojmë ndaj Lacit, por edhe në ndeshjet pasardhëse për ta mbyllur fazën e tretë në vendin e tretë. Këtë pozicion më pas nuk besoj se do ta lëshojmë deri në fund të kampionatit.”

Duro nuk ka asnjë mumngesë për sfidën e shtëpisë me Lacin. Pas mungesës ndaj Vllanisë për arsye pezullimi i rikthehet formacionit edhe kapiteni Renato Malota, me infermierinë tashmë të boshatisur plotësisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *