Kukësi e Partizani, ndeshje pa “udhëtues”

anazapta

Teuta do të ketë një test vërtet të vështirë sot në Lushnjë përballë skuadrës vendase, në përpjekje për t’iu shkëputur të paktën përkohësisht Vllaznisë, e cila luan nesër kundër Skënderbeut. Skuadra kryesuese e kampionatit do të luajë me skuadrën e ardhur nga Kategoria e Parë, por në “Roza Haxhiu” vendasit janë të vështirë për t’u mundur. Deri tani, durrsakët nuk janë mundur asnjëherë, çka vërteton edhe një herë kompaktësinë e djemve të Gugash Maganit. Partizani mund të barazohet në krye me durrsakët nëse këta munden në Lushnjë, por nga ana tjetër të kuqtë duhet të fitojnë me Kukësin. Takimi do të luhet në fushë asnjanëse, megjithatë vështirë të thuhet se kush përfiton vërtet në këtë rast. Ndeshja do të luhet në Krujë, ku pritet të jenë të shumtë përkrahësit e të dyja skuadrave, për shkak të afërsisë gjeografike me Tiranën, ku veç tifozëve të kuq ka edhe një komunitet të madh kuksianësh.

Në këtë mënyrë, secila prej skuadra mund të ndihet në shtëpinë e saj e të kërkojë rezultatin. Favorit në letër është Kukësi, që vjen nga fitorja në Krujë me Kastriotin, por duhet përmendur edhe fakti që Partizani ka marrë po aq pikë jashtë, gjashtë. Tirana pret Kastriotin, në një takim ku duhet të marrë patjetër pikë, pasi ka vetëm një të tillë, ndërsa Laçi i ka mundësitë për t’u kthyer te suksesi pas humbjes në Shkodër, pasi pret Besën e vendit të fundit. Një takim interesant është edhe ai midis Flamurtarit e Bylisit, i cili do të luhet në Peqin, pasi fusha e vlonjatëve është e pezulluar. Ndërkohë, takimi më i rëndësishëm është nesër në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku ndeshen Vllaznia dhe Skënderbeu, që mbajnë vendet dy dhe tre në renditje.
Kategoria Superiore

Java e 6-të
Sot
Laçi-Besa
Flamurtari-Bylis
Kukësi-Partizani
Tirana-Kastrioti
Lushnja-Teuta
Nesër
Vllaznia-Skënderbeu

 

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Teuta        11   8:4  3    2    0

2  Vllaznia     10   9:2  3    1    1

3  Skënderbeu   9    7:5  3    0    2

4  Partizani    8    5:3  2    2    1

5  Bylis        7    7:5  2    1    2

6  Lushnja      7    3:4  2    1    2

7  Kukësi       7    4:5  2    1    2

8  Laçi         7    2:4  2    1    2

9  Kastrioti    6    3:5  2    0    3

10 Flamurtari   4    4:4  2    1    2

11 Tirana       4    1:6  1    1    3

12 Besa         1    4:8  0    1    4

Flamurtari -3 pikë

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *