Kukësi gati për të inauguruar stadiumin, caktohet data!

Amelda Amelda

Kukësi më në fund mund të gëzojë. Tashmë presidenca e klubit ka vendosur që me datë 23 prill të hapë stadiumin e ri, i ndërtuar rishtazi për skuadrën, që prej 3 vitesh shtegton në të gjithë stadiumet e Shqipërisë.

Ndeshja që do inauguroi stadiumin do jetë mes Kukësit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 30 të Superligës.

30 maj 2019 është data kur Kukësi ka zbritur për herë të fundit në stadiumin e tij.

Ndërkohë me rikthimin në shtëpi, skuadra verilindore, pritet të jetë më kompetitive, për sa i përket rezultateve dhe objektivave, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • futbollin e ka kap..”malokeria”; kukesi kruja laci .
    cfare ka ndodhe ???
    sponsor ordiner, hajdute halabak (si gjithe te “pasurit”
    e shqiperise .
    shihni ku jane katandise elbasani, lushnja vlora,
    gjirokastra berati (dikur elite te futbollit shqipetare)
    nuk flase per korcen ku triumfoi..leku i refugjatit ne greqi .
    mbaroi leku refugjatit, mbaroi dhe korca .
    dinamon e shkelmuan ..politikisht .
    vlora, i beri naften, se iu vu qefit me leket e gomoneve .
    partizani u rimekemb se nuk hidhet poshte “lufta partizane” .

  • Ju lumtë kuksianëve, mbasi po ngopen nga shoku Rama me “bukë”aeroporti, tani u shtohet edhe “bukë” stadiumi.

    Mbasi të zbresin nga avionët tifozat emigrantë të Kuksit që vijnë direkt nga aeroporti i Hithrou i Londrës dhe të bashkohen me tifozat kuksian të Bathores që vijnë me avion direkt nga Rinasi (këta të marin edhe tifozin global shokun Edi në barkun e Lasgushit), ata së bashku me daulle drejt nga aeroporti Zah ed, në shkallët e stadiumit, shikojnë ndeshjen dhe drejt e në avjon bashk me shokun Edi, drejt Londrës dhe Bathores.

    Ku ka si kuksianët që kanë emigruar pothuaj të gjithë, ca në Londër ca në Bathore, që u bën me aeroport ndërkombëtar ku ulet njëherë në vit Lasgushi me Edi Ramën me emigrantë kuksian që jetojnë në Bathore dhe ministria Balluku bën një shou mediatik në vit në aerodromin e shkret ku ulen e ngrihen vetëm sorrat e laraskat mbasi bëjn glasën në këtë investim madhor të neorilindasit Edi Rama që ushqen popullin

    me bukë aerodromësh, portesh turistikë, stadiumesh dhe në mandatin e tretë do të ham sa të dhjesim bukën e re të shokut Edi bër edhe kjo pa mjell gruri por me………. kanabis. Gruri, misri, patatet, kastravecat …….të gjitha do të shpallen bimë jo legale, të jashtëligjëshme, dhe do të legalizohet vetëm bima e dashur e shokut Edi, kanabisi.

    Lavdi shokut Rama që po na çon nga fitorja në fitorje dhe vëndin do ta rilind, nga Shqipëri të mjeruar në Kanabistan të lulëzuar në fund të këtij mandati!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *