Kukësi, Hoxha beson kualifikimin

anazapta

Sulmuesi i Kukësit, Ylli Hoxha, beson se skuadra e tij mund të kalojë në fazën e grupeve në Europa League, edhe pse përballë në play-off do të ketë një kundërshtar shumë të fortë. Skuadra shqiptare ndeshet me Trabzonsporin e Turqisë dhe kosovari e sheh si shumë të vështirë sfidën.

“Përballja me Trabzonsporin do të jetë sfidë shumë e vështirë, sepse kemi të bëjmë më një skuadër shumë të madhe”, thotë Hoxha për agjencinë kosovare KosovaPress. Ai pohon se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. “Të gjithë jemi të vetëdijshëm se përballë do të kemi një skuadër të fortë, por ne jemi të përgatitur mjaft mirë. Do të japim maksimumin në mënyrë që ta eliminojmë ekipin turk dhe të hyjmë në fazën e grupeve në Europa League”.

Ndërkaq, skuadra kuksiane është forcuar edhe me dy lojtarë të tjerë, Sokol Cikalleshin e Vilfor Hysën, të cilët kanë firmosur dje. Synimi i presidentit Gjici është që Kukësi të shkaktojë një surprizë edhe më të madhe në sezonin e dytë në Kategorinë Superiore, duke fituar titullin kampion.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *