Kukësi i pafat, e eliminojnë shtyllat dhe penalltia e humbur e Pejiç

Gazeta Dita

Kukësit i duhet një fitore sot ndaj Sherif, për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve. Për të përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë, trajneri Gjoka ka hedhur në fushën e lojës një formacion ku nga minuta e parë në fushë do të luajnë përkrah njëri-tjetrit tre sulmues.

Pejiç do të formojë dyshen e zakonshme të sulmit me Eminin, i cili kthehet në formacionin titullar. Ndërsa Guri, edhe pse një sulmues i mirëfilltë, do të luajë ashtu si në duelin e javës së kaluar në krahun e djathtë të mesfushës, duke fituar balotazhin me Kariokën.

Në minutën 62’ Gjoka ndryshon përsëri. Në lojë Karioka në vend të Gurit. 59’ Koliçi mban në lojë Kukësin me një pritje vendimtare ndaj Badibanga, i cili gjuajti nga një pozicion ballor. Grushtimi i portierit devijion topin mbi traversë.

56’ Vjen goditja e papritur për Kukësin. Pas një harkimi nga e djathta, Bajala devijon topin me kokë në portën e Koliçit. 2-1 dhe tani fati i kualifikimit është përsëri në duart e Sherif. 2-1 52’ Skemë në goditje dënimi e Sherif.

Brezovec përdor skemë dhe nxjerr Leite në të majtën, por gjuajtja e tij bllokohet nga Koliçi i cili nis një kundërsulm të shpejtë të kuksianëve. Emini hyn në zonë por gjuan shumë lehtë në vend që të pasonte për Pejiç i cili ishte i lirë në pozicion të favorshëm.

49’ Harkim i gjatë në zonën moldave nga e majta e sulmit të Kukësit, Mikuliç grushton topin në këndore para se Guri të gjuante me kokë.

46’ Pjesa e dytë fillon me zëvendësim në radhët e Kukësit, në fushën e lojës futet Naser, i cili zë vendin e Kale. 45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Kukësit që ndjen aromën e kualifikimit pas 45 minutave të para thuajse perfekte. 45+1’ GOL Pejiç.

2-0 dhe Kukësi në kontroll. Kale bën një pasim të shkëlqyer dhe pastaj kalon te Emini, i cili nxjerr Pejiç me portën e boshatisur. Kroati nuk gabon dhe afron Kukësin me kualifikimin. 42’ Serran gjuan me forcë pas një goditje nga këndi, Mikuliç grushton dhe shpëton katërkëndorin e tij.

41’ Kale harkon topin në zonë për Gurin, por devijimi i një mbrojtësi bën që sfera të kalojë mbi futbollistin shqiptar që kërkonte të gjuante me kokë, me portierin jashtë pozicionit. 39’ Dy situata të rrezikshme radhazi para portës së Koliçit, ku fillimisht Mugosha e më pas Badibanga ngatërrohen në kontrollin e topit duke mos arritur të gjuajnë edhe pse pak hapa larg portës, duke i mundësuar lojtarëve të Kukësit të largojnë rrezikun. 35’ GOOOOOL Emini.

dhe kualifikim i hapur plotësisht. Shqiptari ther me thikë pronarin grek të një fastfood në Korfuz 26’ Moment i vështirë para portës së Koliçit.

Bajala hyn me lehtësi nga e djathta në zonë por nuk gjen momentin për të goditur. Sulmuesi pason për Brezovec që gjuan nga jashtë, por Serran devijon sferën duke larguar rrezikun. 22’ Pejiç ul topin me kokë për Eminin i cili gjuan me forcë, pa rrezikuar portën e Mikuliç pasi sfera fluturon shumë lart mbi traversë.

20’ Aksion i zgjatur i Kukësit që insiston me harkimet nga krahët për të shfrytëzuar shtatlartësinë e Pejiç. Në një aksion të tillë, pas një harkimi nga e djathta, kroati lë që topi të kalojë drejt Kale në shtyllën e dytë, por Sushiç shpëton portën me një ndërhyrje vendimtare.

11’ Emini sheh Kale që futet në zonë dhe jep një top mjaft interesant për brazilianin i cili gjuan në ecje e sipër, por Sushiç devijon sferën jashtë vijës fundore. Goditja nga këndi pasardhëse nuk prodhon rrezikshmëri për katërkëndorin e skuadrës moldave.

7’ Badibanga shpërthen në krahun e majtë dhe pasi i merr kohën Hallaçit, harkon në qendër për Mugosha, i cili thjesht e devijon me kokë, pa arritur që të gjuajë drejt portës. 5’ Tjetër aksion i rrezikshëm i Kukësit. Emini i kalon topin Pajiç, i cili e kontrollon dhe ka mundësi të pasojë për Gurin dhe Kale. Sulmuesi kroat gabon në zgjedhjen që bën duke e dhënë topin me forcë, ndërsa Guri nuk e arrin atë për të gjuajtur drejt portës kundërshtare.

2’ Emini tregon menjëherë rrezikshmërinë e tij, duke marrë topin në gjysmëfushën kundërshtare për të gjuajtur drejt portës, por pa gjetur kuadratin.

1’ Sherif luan topin e parë nga qendra dhe fillon ndeshjen. Kukësi-Sherif 0-0 Kukësi: Koliqi, Shameti, Serran, Hallaçi, Rrumbullaku, Musolli, Lena, Guri, Kale, Emini, Pejiç. Trajner: Ernest Gjoka Sherif: Mikuliç, Raku, Posmac, Sushiç, Badibanga, Leite, Anton, De Noijer, Brezovec, Mugosha, Bajala. Trajner: Roberto Bordin Gjyqtar: Irfan Peljto (Bosnjë-Hercegovinë).

Share This Article
1 Comment
  • Katerkendori,sfera,balotazhi,kabineti fizikes,ora gjeometrise,komisjoni i zgjedhjeve dhe ndeshjen e ke komentuar permbys,nga fundi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *