Kukësi i papërmbajtshëm në miqësore, 5 gola ndaj Otrant të Ulqinit

redaktor

Kukësi vijon përgatitjet në tokën malazeze. Dje nënkampionët i ka vizituar edhe presidenti Safet Gjici, që i ka parë të tijtë në veprim.

Më konkretisht, skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ka luajtur një ndeshje miqësore me Otrant të Ulqinit, duke fituar pastër, me rezultatin 5-0. Golat për verilindorët mbajnë autorësinë e Wlliams Da Silva (dopjetë), Emini, Nika dhe Jonuzi.

Dy prurjet e reja të janarit, braziliani dhe shqiptaro-maqedonasi, të dy sulmues, e kanë nisur me gol aventurën te Kukësi, edhe pse jo në një test zyrtar.

Trajneri Klodian Duro është shprehur i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij, edhe pse thotë se janë të ngarkuar fizikisht, nga dy seancat në ditë. Presidenti Gjici, po ashtu, ka shprehur kënaqësinë që e pa Kukësin e tij të shënojë shumë gola, një nga defektet e dy fazave të para.

Ai nuk pranoi të flasë për objektiva, para se të mbyllet përgatitorja dhe merkatoja e dimrit. Kuptohet, synon për sa më lart, për një trofe, ndaj edhe po tregohet i pakursyer në përforcimet që po i bën skuadrës në merkaton e dimrit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *