Kukësi, largohet edhe Muça

anazapta

Nuk ka zgjatur shumë aventura e Shkëlqim Muçës te skuadra e Kukësit. Trajneri i njohur në kampionatin shqiptar ishte afruar te skuadra nënkampione ne postin e Drejtori Teknik, por pas largimit të Agim Canajt i cili qëndroi vetëm pak kohë në drejtim, ai ishte provizorisht edhe në pozicionin e drejtuesit të stolit. Muça ishte personi që po zhvillonte edhe merkaton, megjithatë bashkëpunimin me presidentin Gjici është ndërprere gjatë ditës së djeshme. Numri 1 i skuadrës veriore  është shprehur: “Shkëlqim Muça është larguar nga skuadra e Kukësit. Kam pasur një bisedë për të diskutuar për të ardhmen dhe në fund të saj kemi ndërprerë edhe bashkëpunimin. Një gjë e tillë ka ndodhur pasi trajneri nuk pranoi të firmoste një kontratë të bazë të së cilës Kukësi sezonin e ardhshëm do të dilte kampion”, – ka thënë presidenti. Mësa duket trajneri 54-vjeçar i cili ka drejtuar në të kaluarën e tij ekipet më të mira në Superiore, duke fituar edhe trofe nuk ka qenë i sigurt se mund të fitonte titullin me Kukësianët.

Zëvendësimi – Posti i trajnerit te skuadra e Kukësit, për momentin është vakant dhe presidenti Gjici është në kërkim të një tjetër tekniku. “Jam duke punuar për të gjetur një trajner tjetër, megjithatë ende nuk ka asnjë emër zyrtar. Trajneri mund të jetë nga Mali i Zi, ose nga Maqedonia”, ka mbyllur Gjici prononcimin e tij. Ndërkohë emri që ka dalë në skenë është ai i ish-trajnerit të Shkëndijës, Artim Shaqirit. Ky i fundit është një emër i njohur në futbollin strugan dhe presidenti Gjici mësohet të jetë futur në tratativa me të për ta bindur që të jetë në krye të Kukësit. Sa i takon skuadrës gjatë ditës së hënë asaj do t’i bashkohet edhe sulmuesi nigerian Solomon Izuçuku i cili do të respektojë kontratën e tij. Kukësi ende nuk e ka mbyllur merkaton dhe pritet të bëjë ende përforcime për sezonin e ardhshëm për të arritur titullin kampion.

Share This Article
2 Comments
  • Cimi eshte tranjer normal. Magan.Starovo dhe Gjoka jan tranjera te mire,qe per mendimin tim do ishin te tre shume te mire dhe per ekipin kombetare.P.SH. STAROVA MAGANI TE PARE DHE TE DYTE. NJERI KATANACO TJETERI SHPIRTI DHE KARKTERI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *