Kukësi ka marre një humbje te rëndë ne miqësoren e parë të zhvilluar ne Austri, ku po kryejnë fazën përgatitore për takimet e Uefa Champions League.
Kampionët e Shqipërisë u mundën me rezultatin e thellë me miqësoren e parë përballë ekipit austriak Volfsberger duke u mundur me rezultatin 7-0. Skuadra e Bundesligës austriake shënoi 3 gola në pjesën e parë dhe 4 gola në pjesën e dytë. Klubi i Kukësit njoftoi në faqen zyrtare në Facebook rezultatin dhe e justikoi atë me lodhjen e lojtarëve për shkak të rrugës duke qenë se sot mbërritën në Austri.
