Kukësi pa përvojë, Hallaçi nuk druhet

anazapta

Kukësi merr pjesë për herë të parë në një kompeticion evropian, megjithatë nënkampionët e Shqipërisë nuk i druhen mungesës së përvojës në arenën ndërkombëtare. Kuksianët do të luajnë me Florën e Estonisë dhe kapiteni Rrahman Hallaçi ka deklaruar dje në Supersport se skuadra e tij nuk është aspak inferiore. Përkundrazi, ish-lojtari i Partizanit thotë se Kukësi ka shanset më të mëdha ndër skuadrat shqiptare, për të kaluar më tej. 30-vjeçari, në mungesë të informacioneve të detajuara për skuadrën kundërshtare, i sheh mundësitë e kualifikimit 50 me 50. Hallaçi nuk shqetësohet as për mungesën e përforcimeve, duke i besuar forcës së grupit që mbylli sezonin. Takimi i parë midis dy skuadrave do të luhet të enjten pasdite, në orën 16:30 në kryeqytetin e Estonisë, Tallin, ndërsa kthimi do të jetë pas një jave.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *