Kukësi prezanton Alijev: U konsultova me Ansi Agollin…

Gazeta Dita

Kukësi ka prezantuar dy afrimet e radhës në merkaton e verës. Bëhet fjalë për azerbajxhanasin Rauf Alijev dhe mbrojtësin Afrim Peposhi, që sezonin e kaluar ka luajtur me Korabin, ndërsa ka dalë nga ekipet zinxhir të Tiranës. Ka qenë menaxheri i verilindorëve, Naim Halili, ai që ka dalë në konferencën për mediat para gazetarëve, me në krah dy lojtarët e sipërcituar.

“Për mua është një aventurë e re, pasi nuk kam luajtur kurrë më parë jashtë vendit tim, Azerbajxhanit. Kombëtarja e Shqipërisë është më e mirë se ajo e Azerbajxhanit, por në rang klubesh mendoj se janë klubet azere pak më lart. Para se të vija këtu u konsultova fillimisht me Ansi Agollin, me të cilin kemi luajtur vite më parë te Karabak. Jam këtu për të arritur sukses të madh në Shqipëri dhe në Europë.

Ambicia ime është të bëj sa më mirë këtu dhe, pse jo, ta përdor Kukësin si trampolinë për një transferim në një klub akoma më të madh në Europë. Detyra ime është të shënoj dhe këtë do synoj, të realizoj sa më shumë gola”, – ka pohuar mes të tjerash Alijev në prezantim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *