“Kukësi”, Prokuroria Speciale ngre akuzë për krime lufte

Dita

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton me anë të një komunikate për shtyp se ka ngritur një aktakuzë për çështjen “Kukësi”.

I pandehuri është akuzuar për vrasje, paraburgim i paligjshëm, kushte jonjerëzore, torturë, burgosjen e paligjshme dhe shkelje të paprekshmërisë fizike apo shëndetit.

Të gjitha si krime lufte që dënohen me nenin 22 dhe 142 të KPRSFJ, aktualisht i dënueshëm sipas nenit 31 dhe 152 të KPK-së, në shkelje të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe të nenit 4 dhe 5 të Protokollit të II-të Shtesë të vitit 1977.

I pandehuri, po ashtu është i akuzuar edhe për mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim apo përdorim të armëve, në shkelje të nenit 374, paragrafi 1, në lidhje me nenin 120, pika 38, të KPK-së 2013.

Aktakuza është ngritur nga një Prokuror i PSRK-së pas një hetimi të gjatë dhe kompleks nga policia e EULEX-it.

Share This Article
1 Comment
  • Plasi pordha e madhe ! Krime lufte jane krimet e kryera ne kohe lufte , pra qe ne Kosove i bie periudha 1992-1999 ! Cdo Kodi Penal i Kosoves i miratuar ne 2013 ?

    Vrasja vete nuk eshte krim lufte edhe kur kryhet ne kohe lufte ! Armembajtja nuk eshte krim lufte edhe ose aq me pak e kryer ne kohe lufte ! Cdo Gjykata Speciale me keto vepra penale ?

    Shqetesohen ndopak keta per opinionin publik , apo mjafton qe vune nje hanxhar ne dore te quajtur Gjykate Speciale dhe bjeri kujt del perpara ?!!

    Apo vete lajmi eshte thjeshte propogande dhe i manget qe na detyron te japim opinione jo te duhura lidhur me rastin ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *