Qarku i Kukësit është ‘zgjuar’ këtë mëngjes Krishtlindjeje nën pushtetin e mjegullës.
Mjegulla e dendur është e pranishme në zonat malore, në qytet dhe nëpër rrugë.
Gjendja paraqitet e vështirë në qytetin verilindor, ku mjegulla kufizon ndjeshëm shikueshmërinë e qytetarëve dhe lëvizjen e automjeteve.
Deri më tani nuk raportohet për probleme, ndërsa sa i përket kushteve të motit situata paraqitet normale.


