Ishe dhe vazhdon të mbetet tabu “Zeqir Ymeri” për Flamurtarin, që pëson një humbje të thellë me rezulatin 4-0 ndaj Kukësit të Klodian Duros, i cili harron kështu ndeshjen e javës së shkuar ndaj Partizanit, ku u mund në “Qemal Stafa”.
Një poker i thellë i verilindorëve, edhe pse duhet theksuar se ekipi vlonjat u ndëshkua me dy kartona të kuq. Edhe pse minutat e para ishin në ekuilibër, do t ishte dalja me të kuq e ish lojtarit të Kukësit, Lushtaku, që do të kthente në favor të të zotëve të shtëpisë rezultatin, teksa në minutën e 33-të do të realizonte Emini.
E megjithatë, miqtë shënuan por goli u anullua për pozicion jashtë loje (rast për t’u diskutuar), teksa më pas do të ishte një “dishezë” për djemtë e Duros, që do të realizonin dy herë me Hasanin dhe në fund Flores i vuri vulën, teksa në pjesën e dytë, edhe Çerkini do të dilte me të kuq për kuqezinjtë.
