I nderuar ambasador i SHBA, Z. Lu,
Po Ju shkruaj bazuar në një përvojë tashmë 6 vjeçare, në gjykatën e Rrethit, Gjykatën Penale si dhe në atë të Apelit këtu në Tiranë, me plot 115 seanca gjyqësore. Në 13 Janar, falë kësaj “drejtësie” do mbush 116 “vjeç” dhe në krahasim me bashkëvuajtës të tjerë, konsiderohem sikur sapo kam hyrë në adoleshencë…
Gjatë gjithë kësaj kohe kam lexuar për ligjet, jo më pak sesa një pedagog i Fakultetit të Drejtësisë. I kam mësuar symbyllur edhe pllakat që lëvizin në korridoret e policisë, prokurorisë dhe gjykatave. Jam këshilluar në kufijtë e miqësive të sinqerta e profesionale me shumë juristë të huaj si dhe shqiptarë. Pa bërë zhurmë, në çdo seancë kam parë rënien e ligjeve përtokë, ashtu si pluhuri që bie e s’bën zhurmë. Jam përpjekur të kuptoj se çfarë ndodh në të vërtetë në gjykata. Lidhjet e mundshme, nepotizmi, premtimet e politikanëve, ndërhyrjet e ndryshme. Korrupsioni i drejtpërdrejtë, të mira të tjera materiale, shpirtërore e pse jo deri edhe ato fizike…
Më janë publikuar disa shkrime rreth gjyqtarëve, i kam krahasuar ata me terroristët e ISIS-it, me të vetmin qëllim për të gjetur një hapësirë e për ta parë thelbin e deformimit të këtij pushteti.
I nderuar Z. Ambassador,
Prej 15 vitesh, vazhdoj t’i studioj kulturat, traditat si dhe recetat e kulinarive të hershme. Nga koha e faraonëve e deri në fundin e shekullit XIX them se e di cila ka qenë filozofia e të ushqyerit në perandoritë që zotëruan Mesdheun. Gjithashtu me një origjinalitet të përafërt, di të gatuaj shumicën e tyre…
Mirëpo, ashtu si këshillimet, shkrimet, leximet, apo qindra receta e mijëra kombinime erëzash, sërisht nuk qenë të mjaftueshme të dal në një përfundim rreth sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Mos gjetja e një përgjigjeje me kalimin e viteve më krijoi disa dyshime shqetësuese për veten time dhe më e rënda prej tyre ishte: “Mos vallë edhe pas 25 vitesh ende nuk di të flas gjuhën shqipe?!”.
Pas 5 vitesh hulumtimesh, po sjell për herë të parë në formën një dokumentari kulinarinë ilire të qytetit të Antipatrias (Beratit të sotëm) e cila si në dukje edhe në përmbajtje ka plot risi. Krahas përkatësisë së origjinës sime, gjëja tjetër që më shtyu ta dokumentoj një pjesë të vogël të kësaj pasurie mbresëlënëse, ishte të bëja perpjekjen time për ta çrrënjosur sado pak inferioritetin kulturor të shqiptarëve në lidhje me kulinarinë…
Pikërisht në përfundim të hulumtimeve rreth kulinarisë Ilire ndodhi mrekullia, ajo që më mundonte prej vitesh. Zbulova gjenezën e labirintit djallëzor të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Zbulova se pas rënies së një prej qytetërimeve më të jashtëzakonshme të historisë së njerëzimit pra atë të Ilirëve, pushtuesit e këtyre trojeve i kanë dhënë pushtet atyre “shqiptarëve” të cilët do të vazhdonin po me të njëjtën babëzi gjak-thithjen e këtij populli…
Si në perandorinë romake, bizantine, përgjatë dyndjeve slave, ashtu edhe në periudhën osmane, përveç rastit të heroit tonë kombëtar Skënderbeu si dhe Ismail Qemalit, kjo armiqësi prej vetë “bashkëkombësve” vazhdoi madje gjithnjë e më tepër në rritje. Po në këtë frymë, vepruan edhe Ahmet Zogu si dhe Enver Hoxha.
Keqpërdorimi i qëllimshëm e në këto përmasa i lirisë, demokracisë si dhe ekonomisë të tregut në këto 25 vite, është treguesi më i qartë i një qelbëzimi mijëra vjeçar i cili po shpërthen në çdo pore të pushtetarëve të këqinj!
Në këto 25 vite, pushtetarët në Shqipëri shfaqin gjithë sjelljet, poshtërimet e grabitjet që bënë pushtuesit në historinë e këtij vendi. Te gjithsecila figurë, shihet qartësisht diktatura romake, dinakëria bizantine, dhuna sllave, përgjumja e përhumbja otomane dhe medoemos pak Zog, pak Duçe, pak Hitler, pak Enver…
Në gjithë historinë e Shqipërisë, pushtuesit e jashtëm apo të brendshëm, vetëm kur i kanë bërë si vetja gjyqtarët, ia kanë dalë të caktojnë menunë e popullit shqiptar. Për çdo pushtetar shqiptar, nuk ka ekzistuar e nuk ekziston as sot polici, ushtri, apo prokurori, por veçse gjyqtarë. E dinë mjaft, mirë që veçse njehsimi me gjyqtarët, quhet pushtet i vërtetë.
Në këto rrethana, megjithë vendosmërinë e vendit tuaj, mik të shqiptarëve të vërtetë si dhe me gjithë dashamirësinë e vullnetin Tuaj, e shoh krejtësisht të pamundur të fitohet lufta e hapur në të njëjtën kohë, ndaj të këqinjve në tre pushtetet në Shqipëri. Kultivimi historik i kësaj të keqeje ka arritur tashmë në një përsosmëri të tillë, që as një forcë mendore, materiale apo ushtarake nuk mund ta fitojë luftën me të gjithë pushtetet njëherazi në Shqipëri. Aq më pak me mënyrat Tuaja demokratike.
Pushtetarët e këqinj shqiptarë, pa dallim prej cilit krah janë, ngjajnë me Terminatorin. Edhe kur mendohet se u asgjësua, nga bashkimi i pikave të metalit të shkrirë sërish krijon përbindëshin!
Ajo që më mësoi kulinaria ilire, është se barishtet duhen mbajtur larg njëra-tjetrës dhe duhen gatuar të gjitha veç e veç dhe reformimi i drejtësisë mjerane shqiptare, kërkon më së pari që të gjithë ne të veshim dorezat dhe të shkulim me rrënjë hithrat e këtij sistemi, pra së pari gjyqtarët.
“Kuzhinierët shqiptarë” të cilët do të merren me këtë proces, i cili është ndërprerë prej gati 2000 vitesh me dashakeqësi të qëllimshme e veçse për të na ngatërruar të gjithëve ne, duan t’i fusin në të njëjtin kazan edhe hithrat (gjykatësit), edhe labotet (prokurorët), edhe lëpjetat (policinë), edhe preshin (deputetët) si dhe kungujt (qeverinë). Pra të ri-bëjnë gjellën e kaçakëve dhe hajdutëve, ashtu si etërit e tyre ia lanë amanet.
Suksesi i reformës në drejtësi, mendoj arrihet veçse me një aleancë të fortë e natyrisht të përkohshme me politikën, prokurorinë, median dhe shoqërinë civile kundër gjyqtarëve të korruptuar. Në këtë mënyrë, secila palë do të ndihet e mbrojtur, apo e shpëtuar nga ndërshkimi i ligjit dhe nuk do t’i bëjnë hije këtij proçesi jetik për të gjithë ne.
I nderuar Z.Ambasador,
Në një prej fjalimeve Tuaja, i bëtë ftesë ndershmërisht gjyqtarëve të korruptuar të dorëzojnë detyrën, pasi në të kundërtën rrezikojnë burgun sipas ligjit. Në çastin që një gjyqtar, apo gjyqtare e bën një gjë të tillë, të jeni të sigurt se në zgjedhjet e tjera parlamentare do të bëhet deputet, e pse jo edhe ministër drejtësie. Veçse një objektiv i tillë mund të bëjë që një gjykatës shqiptar të japë dorëheqje.
I nderuar Ambasador,
Duke Jua shprehur mirënjohjen në emër të familjes sime, për çka ka bërë dhe është duke bërë vendi Juaj, e veçse për ta gëzuar këtë Shqipëri të bukur, më lejoni t’Jua tregoj ëndrrën time më të madhe në jetë:
“Në vitin 2016, të trajnoj guzhinierët e burgjeve shqiptare dhe t’u mësoj atyre se si gatuhen barishtet në kulinarinë ilire. Hithrat, laboti, lëpjeta, preshi, kungulli një nga një e të gjitha me rradhë”.
Edhe unë fundja, si çdo njeri, kam një ëndërr.
Përzemërsisht,
I Juaji

zotit Ahmet Dursun
i nderuar doni te thoni dicka po i bini gjerave larg e larg nga KINA.
JU PO NGATERRONI GUZHINEN ME HALENE ( WC..NA FALNI PER SHPREHJEN)
fakti qe saliserbi si dhender serbie u pru ne 1991 nga serbofilet rajerson -biberaj dhe po mbrohet sot me cdo kusht nga arvizute dhe lu-te na japim te drejten ta quajme ate vend republike ambasadoriale..pra hamam ambasadoresh.
te bejne keto governore ilegale ( pra hambasadoret) dekriminalizim per te mbrojtur banden 2B eshte nje dhjerje publike qe po i behet atij vendi.
I perkas atij grupi shoqeror qe kemi dhene nje kontribut te vyer per nderrimin e sistemit shume kohe para 1991 dhe jam larguar I lemerisur kur kam pare se 99 perqind e tyre ishin sit e thuash qe djemte po luftonin baballaret dhekishte nje pjese tjeter spiunesh te brendshem dhe te jashtem qe tashme dihen por pak flitet per ta.
Qofsha I gabuar por levizja e dhjetorit ishte nje abuzim criminal ne dem te studenteve midis atyre qe po linin pushtetin me ato qe do ta merrnin.Vlen per tu theksuar se ne 2 prill 1991 u fut ne loje hapur fare dhe udb jugosllave me lobin serbo-kosovaro-malezez ne amerike qe dhe keto dihen kush jane.
Kam pershtypjen se ai fare komunizmi qe thote autori kishte rene te pakten qe ne 17 dhjetor 1981 kur vrau veten apo e vetvra Mehmet Shehu dhe vazhdonte per inerci por ne vdekje klinike.
Pra me pak fjale “gjeneralet “ qe erdhen atehere nga amerika si Rajerson,Elez Biberaj e ndonje tjeter bashke me banden kriminale te tropojes Berisha-Hajdari dhe me rezerviste te genjyer keto student te dhjetorit vetem mundet kufomen e komunizmit..PRA KETO GJENERALE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR..
Ishte turp atehere qofte per ameriken qofte per europen qe kurre nuk folen ne vitet 90 per nje:
Pajtim kombetar
Per ndonje plan Marshall
por u burra ti hame kockat Enver hoxhes qe vazhdon dhe sot me te njejten oreks si ne kohen e Skenderbeut
Pra nga ajo kohe Shqiperia eshte ne vdekje klinike
Por si mund te rregullohet ai vend
se pari:
SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .
se dyti
Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.
Pra I nderuar DL qeketu duhet te filloje investigimi I SHBA; ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador…keni guximin zoti DL me te hapni keto letra
se treti
ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.
se katerti
pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….
se pesti
Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.
Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nga kolegu juaj Arvizu qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre
1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
3-ktheu k/m ne spital fushor
4-refuzoi dorzimin e gardisteve
5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
6-perdhosi k/prokuroren di lavire
7-ofendoi k/shikasin si pucist
8-kercenoi ramen me egzekutim
9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
9-u fshine filmimet
10-u ndrruan tytat e armeve
11-u dekorua burri shtetit
12-u dekorua ylli ne ngjitje
13-u menderosen ekpertizat e FBI
14-u zevendesua presidenti
15-u zevendesua k/prokurri
16-u zevendesua k/bashkiaku
17-u zevendesua k/shiku
18-u terrorizuan gazetare
19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
21-demshperbleu te gjithe vrasesit
22-poshtroi Arvizune e Obames
23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
………………..
se gjashti
doktrina juaj I nderuar DL per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat tuaja..
‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
Cfare duhet beje sot SHBA me DL qe ta quajme GUXIM ??..eshte teper e thjeshte
-duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013
-duhet te mos e shohe shqiperine akoma me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve
-duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me DEBERISHIZMIN
Shume je zgjatur me Ahmetin.
Ai,Ahmetinuk e kupton se gjella nuk eshte tradicionale skiptare,por eshte
recete AMERIKANE e gatuar nga guzhinjere te malokerise.
Tani e ka marre ferra uraten!
Ligjin e bejne ata qe jane te pasur.
Ambasadorit si duket
akoma nuk ja kane kerkuar numrin e llogarise bankare…!
@guzhine apo wc- Shume analize e sakte dhe e kthjellet. Flm.Si koment eshte akoma me interesant se vete shkrimi i mesiperm.Per çdo shqiptar me nje formim mesatar,kjo gje eshte mese e dukshme.Une personalisht e kam thene prej kohesh,se nqs do Amerika apo Europa,ky vend mund te ndryshoje brenda 24 oresh. Le te arrestohet Sali Bisha,dhe te gjithe do te shohim se si do te shkerrmoqet piramida e tij kriminale,perfshi ketu gjykates,prokurore,politikane,dhe duke vazhduar tek te tjeret me poshte piramides.Keta lepurushet e rinj qe ka sjelle “Rilindja” e Rames,nuk do t’ia u mbaje b’tha te bejne zullume,nqs shikojne ujqerit te bien poshte. Situataen e shoh te pashprese. Ndryshimi mund te vije vetem me nje revolucion rrenjesor popullor.Por dhe kjo gje me duket e pamundur,sepse Berishizmi si indoktrine,ka hedhur rrenje thelle dhe ne popull,duke shkaktuar nje infektim mbarepopullor ne gjithe keto vite kaos. Dikush ka vjedhur apo zhvatur,dikush ka bere nje ndertim pa leje,dikush ka ‘kopsitur” nje prone,dikush ka zene nje pune me te padrejte,dikush ka marre nje diplome fallco,etj etj, prandaj dhe reagimi popullor me duket i pamundur.
O POPULL KUPTOJE PO VUAN SEPSE ASNJEHERE NUK KE MENDUAR PER VETE POR PER PUSHTETARET DEGJON GENJESHTRAT E TYRE MASHTRIMET EMISIONET KU ATA TREGOJNE SHTEPITE ELUKSOSE TE BERA ME LEK NGA GJAKU YT ME LEK TE VJEDHURA PO PA FRIKE JANE LEK TE VJEDHURA
NGA ASGJEJA PA PUNE PA MUNDIM KANE KRIJUAR PASURI MARAMENDESE DHE FLASIN PER SUKSESIN NE JETE
RINISE I KANE VRARE SHPRESEN A DO TA KUTOJE DIKUSH ME DY PARE MEND NE KOKE SA E RENDE ESHTE KJO
E ARDHMJA E KETIJ VENDI E PLAGOSUR PA SHPRESE PA KRAHE
SHOHIM NE TV VETEM ATE QE ATA DUAN QE NE TE DEGJOJME
NDAJNE CERTIFIKATA PRONESIE PER BANORET QE NUK KANE PATUR AS TOKEN AS BANESEN ATY E NDERSA PERSONAT QE KANE PATUR TOKEN ATY U KANE DHENE LETER QE U NJIHET PRONESIA????? PARADOKS PARADOKS……
KU JANE PROFESORET INTELEKTUALET E KETIJ VENDI ????? PO NA QEVERISIN ATA QE KANE SHITUR FIQ….E ME PAS CFARE ASGJE.. VJEDHJE NEPERMJET FONDACIONEVE… ATA QE KANE PIKTURAUR POSHTE URAVE TE PARISIT DHE ATY PA PRITUR….HOP NE KARRIGE TE MINISTISE SE KULTURES
BOLLL ME KUKULLA O POPULL ZGJOHU KERKO TE DREJTEN TENDE
KERKO JETEN QE TA KANE VJEDHUR
TATIMORET MEQE KANE KRIJUAR INFORMALITETIN NE EKONOMI DHE MEQE NA KRIJUAN MUNDESI PER TE BERE SHOW TE MADH “LUFTE INFORMALITETIT” TE RRUGA KRYESORE” MYSLYM SHYRI” KUSH VALLE I KA DYQANET ATY!!!!, U JAPIM SHPERBLIM 6 PAGA NUK U MJAFTOJNE ZARFET QE RRJEPIN NGA BIZNESI QE JANE BERE TMERI I TREGUT POR I NDIHMON DHE QEVERIA INJORANTE QE TE VAZHDOJNE TE MARRIN ZARFE DHE TI NDAJNE MIDIS TYRE
MOS VALLE PJESA TJETER E ADMINISTRATET ESHTE KOT NUK NDIHMON NE ZHVILLIMIN E REFORMAVE DHE NE PERFORMANCEN E QEVERISE
TURP PER ATA QE MENDOJNE KESHTU , QEVERI SHIHI TE GJITHE SI TE NENES JO NJE PJSE TE NJERKES E TJETRA E NENES
PO PENSIONISTAT KUSH I MENDON?!!!! ASKUSH ATA I KEMI VETEM PER TE BLERE ILACET E TENDERAVE QE VETE PUSHTETARET I BEJNE DHE I SJELLIN!!!!
COHU POPULL KERKO TE DREJTEN TENDE MOS DEGJO GAZETARET E KORUPTUAR QE NDAJNE DARKA E DREKA ME PUSHTETARE PER TE RREGULLUAR IMAZHIN E POLITIKANEVE PERBALLE TEJE
KERKO TE DREJTAT E MOHUARA JETEN E GEZIMIN E VJEDHUR JO NE PROTESTA ME POLITIKANE POR TI VETE
KE TE GJITHA TE DREJTAT
LUFTO PER JETEN DHE DESHIRAT E TUA PER RININE QE PO LENGON ………………..
RESPEKTE, KESHTU MENDOJ EDHE UNE.
Problemi eshte kapur mjaft holle.
Nje leter qe e pershkruan shume bukur se cfare i ka ndodhur Shqiperise ne shekuj dhe se cfare duhet bere per sistemin gjyqesor.
Nje gje dua te di, a eshte kjo letra e vertete e nje gjyqtari apo nje frymezim i Zotit Ahmet Dursun sepse nuk eshte nenshkruar?
Gjithsesi i bie ne koke problemit te drejtesise qe Shqiperia perjeton sot.
Pa u zhduk kjo kastë politikanësh oligarkë s’do të ketë drejtësi në Shqipëri. Lodhemi kot me gjoja ‘reformën në drejtësi’ e cila do të ketë si rezultante një sistem që mbron interesat e kastës së politiko-oligarkëve. Zhurma që bëjnë në parlament është fallco sepse në të dy krahët janë në unison për të bërë një ‘gjoja reformë’ për të ardhmen e sigurtë. Shqiptarët nuk duan vetëm reformën për të ardhmen, por duan reformon për të dënuar të shkuarën dhe të sotmen. Ndryshe jemi asgjekundi. Fatkeqësisht kështu ka për të ndodhur për derisa jemi në demokracinë e kapitalit ku ligjin e bëjnë oligarkët dhe lakejtë e tyre.
Thone reforme,kane dy vjet qe flasin dhe tani po i japin doren e fundit.
NUK BEN PUNE REFORMA NE DREJTESI.
Reformat ne Shqiperi deri tani kane qene vetem arnime.
Po te jete per arnime me mire mos ta bejne fare.
PER DREJTESINE KA VETEM NJE ILAC,QUHET REVOLUCION.
Revolucion do te thote qe diten qe hyn ne fuqi reforma,automatikisht te gjitha postet gjyqtareve dhe prokuroreve shpallen te lira per konkurrim.
Te konkurrojne sic duhet te gjithe,ata te diplomuar ekselente ne universitetet europiane dhe keta mafiozet dhe shushunjat,te paafte e te pangopur qe jane sot.
Te konkurrojne vlerat njerezore dhe profesionale me luksin dhe fodullekun e babezise se miliardereve kokeboshe qe shesin sot here drejtesine e here padrejtesine.
Nese nuk ka shqiptar qe nuk e di ne kete Shqiperi te vogel se nga 800 prokurore dhe gjyqtare ka mbetur vetem nje grusht i vogel njerezish te ndershem e me moral te paster profesional,e cfare reforme do te jete nese ne fund do te sakrifikohen vetem 50 apo 100 mostra dhe do ja hedhe e gjithe lukunia tjeter e mostrave?
Me vjen keq qe ne trajtimin e mesiperm zoti Ahmet Dursun anashkalon “aksidentalisht” opinionin publik shqiptar dhe kerkon te valorizoje ,ne procesin jetik te reformimit te drejtesise,shoqerine civile ose alibine e shpifur qe drejtohet nga takemi i altin goxhajt me shoke.
Me vjen keq,qe edhe zoti Dursun,tenton ne kete artikull te delegoje vullnetin e shqiptareve ne shumice te cilesuar,tek vullneti ekskluziv I D.Lu,,,,duke vene edhe ky (nuk mjaftokan te tjeret) nje gur ne republiken malinje dhe te deshtuar te ambasadoreve.Meqe te dy ,Dursun dhe Lu-ja,nuk jane shqiptare mund t’i japin sa te dojne experience njeri tjetrit ne kulinari,,,e cfare t’u doje qejfi,,,,por kurrsesi duke pervetesuar vullnetin sovran te shqiptareve.
Nuk eshte aspak e veshtire te shperbehet e te cohet ne esfel te gomereve korporata kriminale “gjin gjoni” me llallerine ,te marra se bashku.Tendenca e zotit Dursun per t’a bere kete kaq shume te veshtire,vecse I sherben ngritjes se kultit te panevojshem te Lu-se ,apo te ndonje tjetri.
E refuzoj me percmim kategorizimin qe z.Dursu I ben ENVER HOXHES ne nje rradhe me
zogun,ducen,hitlerin.Ai duhet te kuptoje se historine e vendit tone nuk ka mbetur t’a beje Dursuja tuj ledhatu D.Lu-ne.
TUNG.
Mendoj se Dursuni ka te drejte dhe nuk ka vend fare per “patriotozem” per ta kundershtuar.
Historikisht ne asnjehere skemi qene te afte te bejme nje gje dhe kjo i jep te drejte.
Argumente te sofistikuara mund te gjenden pa fund,por nuk i kundershtojne faktet historike te servilitetit si popull,”trima” midis nesh dhe kauza te kapura keq,ne nje kohe kur edhe nje idiot e kuptonte se ishin te gabuara.(Kjo e fundit te le te kuptosh se sa te kollajshem jane shqiptaret per tu manipuluar)
Eshte mire kur thuhet e verteta dhe ajo nuk mbulohet.
guzhin apo wc.Mendoj se jeni ma teper tek e dyta prandj hiqe fjalen guzhin.
Njelloj pamfleti ky shkrim apo leter e hapur qe perpiqet te thote diçka, por ne perfundim as ai qe shkruan nuk e di se çfare ka dashur te thote dhe çfare ka thene.
E them kete se ky zoteri qe nenshkruan Ahmet Dursun dhe qe nuk me tingellon aspak si shqiptar kerkon te heq paralele midis kulinarise (artit te gatuarit te ushqimeve ) me politiken. Por kulinari ka dhe per njerzit dhe per kafshet, çka do te thote se gjellen e njerzve mund ta konsumojne dhe kafshet por gjellen e kafsheve nuk mundet ta konsumojne njerzit.
Politika eshte nje lloj menuje qe behet nga njerzit dhe per njerzit.
Gjithsesi po e marrim te mireqene kete paralele siç ka qef ta trajtoj Dursuni.
Por zoteria ne fjale kur jep keshillen per gatimin e saj kerkon qe te ndahen veç e veç “barishtet”, ndersa arsyetimin e tij per problemin qe trajton i fut te gjiithe ne nje tenxhere pa kurrfare dallimi, a thua se ky eshte nje alien qe nuk mund te dalloje te miren nga te keqen, por e ka me te lehte te veje nje shenje barazimi dhe aq.
Zoteria i perkushtuar me kete leter te hapur (lexo flete rrufe), i permend te gjithe qe kane kaluar ne kete vend ne keto 2000 vjet qe nga romaket dhe deri tek nazizmi dhe komunizmi, madje me emra te perveçem duke u perpjekur te shumezoje me zero gjiithshka, a thua se shqiptaret rojne akoma ne komunitetin primitiv.
Dhe megjithate perveç Skenderbeut dhe Ismail Qemalit, te tjeret per kete Ahmet Dursun ose nuk kane ekzistuar ose kane qene qenie pa vlere. E ne kete rast ky fare gazetari apo shkrimtari me ngjason me personazhet kalorsiak te Miguel Servantesit, kalorsit e mullinjeve te eres.
Ky flet per hile dhe dredhi por dhe shkrimi i tij nuk ka pak hile brenda.
Duke qene se institucionet shqiptare aktuale i ka krahasuar me lloj lloj perimesh, me nje lloj sarkazme jo pak te trashe, do ta pyesja po opoziten aktuale dhe personazhet e saj me cilet perime do t’i krahasonit?
Dhe deri sa ai te reflektoje ne rolin e avokatit berishian, une po i them se opozita aktuale i ngjan kepurdhave helmatisese qe gabimisht dhe qellimisht jane futur ne kuzhine en e politikes shqiptare si kepurdha ushqyese., ndersa lidershipi de facto i saj eshte nje klonim amalgame me pak Esat Toptan, pak Ahmet Zogoll, pak hitler, pak Pinoçet dhe aspak shqiptar. Ai eshte burimi i tegjithe te keqijave te ketij tranzicioni te gjate shqiptar, i gjithe zullumeve, krimeve deri ne degjenerimin e institucioneve duke i perdorur si masha te verbra ne sherbim te tij, pavarsisht nga kostoja ne dem te popullit dhe shtetit. Mire thote njeri me lart qe i keni rene rrotull dhe rotull, duke kaluar nga Kina per te shkuar ne Rrogozhine.
Nuk eshte faji as i romakeve, as i bizantineve, as i dyndjeve sllave, as i otomaneve, madje as i ngjarjeve te shekullit te XX, pse demokracine shqiptare dhe drejetsine e saj e ka degjeneruar dhe e ka marre peng nje monster i gatuar ne kuzhinat e kushedi kujt antishqiptaresh.
i nderuar V.F
Keni bere nje koment te sakte dhe pothuajse prefect.
Nqs se ka nje hapsire kohore qe FRANKESHTEIN MONSTER BERISHA eshte cfaqur si nje hibrid i frikshem qe e komandojne sherbime inteligjente ( ku si fillim ishte lidhja 40 vjecare cia-udb) eshte: takimi teper sekret
MILLOSHEVIC
GRIGOROV
BERISHA
ne afersi te kufirit shqiperi maqedoni.
Ne kete rast jane 3 pyetje bizarre:
kush partner i yne e urdheroi kete takim top sekret
kush urdheroi vrasjen e zbuluesit remzi hoxha
kush sherbim inteligjent po mbron berishen per vrasjen e Remziut.
Ky eshte ai “kazan” qe duhet te merren shqiptaret.
lexoni cfare gjera te pabesueshme deklaron Andrea Dimushi qe se bashku me Izet haxhine na le te kuptojme se dhe zoti donald lu por dhe ky dursuni jane pjese e poshtme e kazanit
Le të analizojmë disa sekuenca me spec nga Andrea Dimushi, ish kryetar i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve 1990
“Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”–
Në atë kohë në zyrat tona kishim një mik të shërbimit anglez i cili kishte autoritet absolute të njihej me çdo info në Pogradec e Korçë, por jo për këtë. Them anglez se ashtu e prezantuan dhe ashtu fliste… Ishte i çuditshëm fakti pse ai duhej të njihej me problemet që kishim ne. Akoma s’e kam kuptuar kush ishte….
Në erdhën disa kontigjente fare të pashkolluar, aq sa pati mjaft raste që me shkollë të mesme u graduan oficerë me grada të larta, pa asnjë kontribut. Mendo që në krye të një drejtorie ishte Xhahit Xhaferri, i cili si eksperiencë pati vetëm vitet e burgut e vite më pas drejtoi edhe Gardën e Republikës… Më kujtohet që kur u futën në pajisje këllëfët e pistoletës që armën e mbanin anësore nën sqetull, Xhahiti ngeci nëpër llastikët e këllëfit e mezi e çliruam.
– Si në shumë institucione të asaj kohe, edhe në SHIK dominonin veriorët. Dibranët dhe tropojanët. Nga jugu as që bëhej fjalë. Rrallë ndonjë nga Shqipëria e mesme. Ishte një rreth vicioz ku të gjithë shtynin njëri – tjetrin për të dalë në majë. Mbijetuan në detyra miqtë e afërt të Bashkimit dhe ato të shefit të madh, Saliut.
U bë një kastë mbytëse e paaftë gjer në marrëzi – dhe të gjithë dimë shumë nga marrëzitë e shërbimit informativ të asaj kohe. I paaftë e i orientuar thekshëm politikisht, aq sa u vu në krye të çdo fushate politike e në zgjedhjet që janë zhvilluar në vite u bë kërbaç, sikundër në zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe në vitin ‘96 hoqi çdo maskë e u shfaq publikisht si kriminel i lindur….
” por gjellen e kafsheve nuk mundet ta konsumojne njerzit.”
teorikisht jo por praktikisht po ia ndjejmë lezetin prej 25 vjetësh!!
aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa-h-haaaaaaaaaaaaaaa-haaaaaaaaaaaaaaaaaa
kur na u bo edhe nji kerm anadolli ti tregoj poltikat shqiptareve !!!!!!!!!!!!
HIK MER JARAK SHKO ANDEJ NGA KE ARDH TURK I PESHTIRE
Dursuni po hiqet si kompetent i kulinarise shqiptare , por kete “gjellen” nuk e di pse ngjan si gatim Aziatiko mongoloid te lindjes se mesme dhe te larget ! Di ndonjeri se si e gatuajne “plepin” ne lindjen e larget ?
me sinqeritet nuk kuptoj se c’lidhje madhore bashkon kazanin me iliret, Beratin me hithrat dhe barishtet e pastaj drejtesine me Donald Trampin, me fal, Lu-ne. E kam pare njehere z.Dursun duke biseduar e gatuar ne TV dhe kam konsideraten e njeriut te sjellshem dhe te ditur. Kam jetuar sa te duash ne Berat, po kete gjellen ilire qe nenat e quanin turli nuk e qellojne edhe aq.Bejne pacen te mire, por fat qe s’è haja dhe arteriet falenderojne. Ti largohem kompetencave ne guzhine, mendoj se letra drejtuar Donaldit te Tirones calon ose eshte ironi fine. Sepse drejtesine besojme se do na e sjellin ambasadoret, gje qe na redukton ne qenie subalterne. Driteroi u nxeh njehwre kur tha se kosin dime ta bejme vete e na kurseni te huajt qe vijne te na mesojne kosin.Krejt pavemendshem po ndihmoja djalin ne mesimet e historise, Magna carta ne Angli e viteve 1200 mberriti ne Evrope pas 500 vjetesh, keshtuqe nuk jemi dhe aq prapa. Gjithsesi e uroj autorin te fitoje mbi rutinen e mekanizmit te drejtesise, shpresa vdes e fundit.
Shkrim interesant por dhe komente shume llogjike . Strumbullari na qenka Berisha qe po i reziston gjithe mllefit qe kane shqiptaret .Cuditemi se si ky njeri ,dikur nje servil ne kembet e udheheqjes komuniste ,sot nje perbindeshem i pashyeshem .Dhe ne me te drejte u drejtohemi amerikanve dhe Evropes ta heqim qafe .Pikerishte ketu gabojme .
Gabojme se nuk marrim parasysh se si zhvillohet ajo politika e dyte qe nuk bie ne sy. Shohim ate qe duket qarte por shume nga ato qe nuk duken per te mos thene si dim fare.
Qe Saliu ka perkrahje kjo nuk vihet ne dyshim .Por ne nuk dim se si ai ndihmohet dhe per se.Me qe i jemi drejtuar perfaqsuesit amerikan ne duam te marrim nje pergjigje qe te na pelqeje .Kete skemi per ta marre kurre .Politika e jashtme amerikane ka standarte te tjera ku mbeshtetet .Asaje i intereson qe populli shqiptare eshte koke e kembe me te .Qe Shqiperia nuk i prish pune ne rajon dhe me kryesorja qe i kemi dorezuar celsat .Ajo do te merret ne se X,Y apo Berisha del nga programi i tyre .Dhe kemi mjafte fakte e ngjarje qe amerika i ka mbyllur syte e nuk ka reaguar ndaj pelinvalleqeve te politikanve tane .
Ne fund te fundit ceshtja shtrohet ndryshe. Kush i ka penguar shqiptaret ti tregojne nenen dhe baben Saliut apo ndonje tjetri.Si mendoni ju duhet te vijne nga amerika e Evropa te arrestojne Saliun apo fistekun per dramat qe ka hequr populli nga qeverisja e keqe .Me cte drejte nderkombetare ata duhet ta bejne nje gje te tille .Zot shtepie jane shqiptaret dhe u takon atyreve ta bejne nje gje te tille .
Nuk e lane, thone mbas 97 ,Nanon qe te goditej Saliu.Saliu beri kete dhe ate ne 98 e Nanua ja mbathi me bishtin ne shale.Po a e kini pyetur Nanon se si jane te vertetat ?.Ne mbas 2005 kuptuam se Berisha -Nano jo vetem ndani bashke fitimet por dhe sajonin shemtira qe populli ti besonte .Kur Rama ,qe nuk e di se nga cmotiv ju kundervu Saliut hapur ,po e shkermoqte politiken e Berishes e te Nanos ,Nanua i dha doren Saliut per hire te kombit .Me grupin e tije, qe i kishte mbetur ne Ps e rikompozuar,bene palacodheqe ku deputetet shiteshin e bliheshin si bagetija ne treg per te emeruar nje President . Dhe kjo loje e qelbur ,nga politikanet shqiptare ,u pa perseri ne 2009 me Meten .Dhe ai per hire te kombit u bashkua me Saliun .Themi ne qe i tha ambasadori amerikan shko me Saliun .Sikur ta marrim te qene .Ceshte ky politikan , qe i beson populli, te mari urdhera nga nje ambasador.
Erdhi perseri ne pushtet e majta bile me nje avantazhe qe nuk kishte ndodhur kurre .A nuk e pate ambasadorin ,qe e akuzoni tani qe ka ikur ,se cfrae angazhimi kishte ne favor te berjes se zgjedhjeve te ndershme .Qendroje ne kembe bashke me Evropjanet qe Saliu te mos devijonte voten .Pra edhe per kete duhet akuzuar amerika .!!!
Ci ka munguar Rama -Metes qe moren nje shume deputetesh te mjaftueshme te permbyste gjithcka te shtrembet ne Drejtesi e ne administraten shteterore .Pyeteni kete dyshe pse nuk vepron .Por na dalin disa analiste dhe hedhin teza .Nuk di ,nuk e lene apo nuk do .Ska drejtesine ne dore ulurijne ,sic ka uluritur dhe une ,qe nuk ndeshkon kriminelet dhe kokat e opozites per krime ,vjedhje e shkaterime te financave .Si thoni nuk i le Amerika dhe Evropa .Atehere dyshja Rama -Meta nuk paska fituar zgjedhjet .I fitoje se r Saliu deklaroje qe une humba por eshte perseri defakto ne pushtet .Dhe per keto na i ka fajen ambasadori dhe ata qe perkrahin Saliun .
Jo pra miqe te dashur.Cekici godet mbi ne e jo mbi aleatet tane .Ruset i ndoqem ,kinezet ,gjermanet,serbi i poshter ,greku i pabes tani themi se jane amerikanet qe nuk duan te behet Shqiperia .Thikat qe i fusim njeri tjetrit per pushtet i vaijisim me hamendesi qe vijne nga jashte dhe nuk shohim brendaperbrenda se ku i kemi dobesite .Kur do populli ,qe te ka besuar, bene ate qe sua ka bere nena e babaje .
Ukrainasit ishin ne goje te rusit dhe ja thyen qafen K/Ministrit dhe Presidentin pro rus.Ne komentojme UDB dreqi e djalli.Te kapemi pas asaje qe duket e ta ndryshojme .Jo te qahemi kur nuk veprojme konkretishte me te inkriminuarit .Kujt i mori leje populli i Egjyptit qe ndoqi ate perfaqsues qe ishte pro amerikan .
Mos ti hapim petet lakrorit se do qelbemi .Ka ngordhur nervi shqiptare qyshe nga koha e Zogut e Dulles .Kushdo qehypen ,mefalni, spjerdhe per ate popull qe e voton .
Menduam se shpetuam me ndryshimin e sistemit por me keq po i bejme punet ne demokraci. Ketu te ndalemi .Cbejme qe te demokratizohemi si shoqeri .Jo tu qahemi e te akuzojme te tjeret .
Komentuesi “shpatar” I ka kapur mire problemet ne pergjithesi por nuk I ve koken muhabetit.
Per NJE njeri me intelekt mesatar eshte lehte te kuptohet qe shqiperia pas 1992 eshte nje PUPET STATE qe do te thote nje shtet qe trajtohet si shprehje gjeografike me nje klase politike qe ka tradhetuar totalisht interest kombetare.
PROBLEMI KRYESOR ESHTE :
A ESHTE KRIMINEL SALIBERISHA ?
pergjigja eshte se ky jo vetem eshte kriminel shumedimensional por po mbrohet ne menyre te hapur nga qarqet anti shqiptare qe e prune ne pushtet ne 1991
Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane.
Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997,
e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997,
dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks?
I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.
Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me SERBerishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu. mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.
Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e SERBerishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së ..
Pra I nderuar shpatar
ju duhet te konspektoni F RED ABRAHAM TE“Huffington Post”: Berisha, djalli i keq që u mbrojt nga Uashingtoni KU THOTE :
SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djalin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre. Kam folur me shumë zyrtarë amerikanë në atë kohë dhe ata më thonë: Çfarë pret nga një vend që del nga diktatura? Mendoj se ishte një gabim shumë i madh, për shkak se ndikimi i SHBA në Shqipëri ishte shumë i madh dhe ata mund ta mbështesnin Berishën, por mund të hiqnin vija për të kufizuar pushtetin e tij. SHBA nuk e bëri këtë dhe Shqipëria po e vuan akoma këtë gabim sot.
me nje fjale USA-BE e kane humbur moralisht SHQIPERINE.
Ky pushtim qe po I behet ekraneve dhe shtypit nga nenpunsi Donald lu eshte shenje e kapiyullimit te tyre ne lidhje me ate cfare tmerri po ndodh ne shqiperi sot.
ESHTE NJE DASEM QE PO BEHET NE VARREZA.
pa dorzimin e kokes se Sali satanait nga vete euro-atllantiket…keto perralla te Don Lulit do quaja KINEZERIRA
CDO TOLERIM I AMERIKANEVE NDAJ SALISERBIT DO TI COJE ATO NE GABIMET QE BENE TURQIT ME SHQIPTARET NE KOHEN E SKENDERBEUT…
Me vjen mire qe je optimist dhe i konsideron “gabime” si ato te Turqve ne kohen e tyre dhe ato te Amerikaneve ! Por njekohesisht me vjen dhe keq sepse kjo nuk eshte e verteta !
Askush nuk ben gabime , e sidomos “ata” qe kane balanca te medha per te mbajtur sic ishte Perandoria Turke , apo SHBA sot !
“Ata” jane aq agresive per ineteresat e tyre , sa nuk mund t’i lejojne vetes “gabime” ! Pra realisht kjo ka qene dhe sot eshte , poltika e tyre ndaj faktorit shqiptar ne Ballkan ose me sakte ne Gadishullin Ilirik , i cili jo rastesisht nuk eshte me Gadishulli Ilirik !
Ketu del pyetja : “Kush jemi ne per “ata” ? Kush jemi ne per veten tone ?
Secila koke , apo secila kry , mund te nxjerri perfundimet qe duhet , ose qe ia do qejfi !
llesho
gabime a faje të turqëve,amerikanëve apo thjeshtë marsianëve!?mos vallë ke harruar të fusësh dhe veten aty??
mos vallë ka qënë vetëm faji i pushtuesit për pushtimet që na kanë bërë??mos vallë ne si shqipo nuk kemi pasur aspak faj??
mos vallë nuk jemi ne të njëjtët që po justifikojmë me çdo gomarllëk bashkpunimin me pushtesin e fundit??
kështu o llesh nuk na i kanë fajin tjerët!!në 90% është gjithnjë faji ynë,të tjerët kanë deri diku aty ke 10%shi,diçka më pak se pjesa tjetër është rastësi!!
rroma na ka bërë lesh sepse kemi qënë të përçarë!vërtetë na kanë përçarë,por mos harro se na ka pëlqyer përçarja!!e kemi në gjak!!
“Qenit kur I vjen ngordhja, permjer nje dere te xhamise”- thot populli.
Respekte per komentuesit.
Komentues shume te sofistikuar dhe llogjike brilante ne shume raste. Por une jam i mendimit se te gjithe politikanet tane jane Berisha te vegjel, pasi gjithmone kane bere aq sa kane pasur hapin.
Ne cilin vend te Botes mund te gjesh politikane qe bejne kontrata per RRUGEN e kombit ku shuma e paguar nga taksa-paguesit Shqiptare te jete pasi vlera e rruges te percaktohet pas mbarimit te saj. KJO ESHTE VJEDHJE E HAPUR. E pra pikerisht prandaj perzgjidhen te
tille poltikane qe te jene ne gjendje te kthejne qokat…….gjithmone ne kurriz te Shqiptareve.
Per kete rast ishte dyshja Berisha -Basha.
Po Fatos Nano beri te njeten gje me Fabriken e Shkodres ku djali Erdogunit dhe Anadollak te tjere ishin perfshire e raste te tjera.
Rama gjithashtu me te famshin Keshilltar Toni Blair.
Lista eshte shume e gjate, shkurt ne kemi qene dhe do te jemi Vasal. Jo se eshte deshira jone por ja qe nuk kemi asnji mik te mirfillte ne BOTE. Ne qofte se Armiku te vret, miqte te Q… dhe te vrasin ne qofte se u prish biznesin……
Shqiperia sipas Kastriot Myftarajt eshte 1 nga qendrat kryesore apo rruge kalimet Kryesore te trafikut te droges ku sherbimet me te fuqishme te Botes jane te perfshira drejt persedrejti ne kete Biznes. Per mendimin tim ne qofte se vihet 1 lloj sistem drejtesie disi normal kjo behet jo nga dashuria per Shqiptaret apo vlerat demokratike. Kjo behet se Muzhiku Rus po hap flatrat dhe eshte ne ofensive kudo.
Mendoj se Shqiptaret nuk kane gje ne dore, pervese te ruajne veten e te mos perdoren mish per top, ashtu sic u perdoren djemte UCK ne KOMANOVE e gjetke…….
Shqiptaret karikohen nga Sherbimet Mike, i thenshin, qe te shiten sa me shtrejnte ne pazaret nderkombetare te tyre. Shkurt askujt si plas mender…… per Shqiptaret.
…..dhe une perseri u japte drejte te gjitheve atyre qe shkruajne, por qe harrojne se ;
GJITHKUSH BEN DICKA ATY KU GJEN TERREN
pra minjte rriten ne kanalet e ujrave te zeza, por po nuk pati kanale, ska as minj. Ushunjezat rriten ne mocale, por pa mocale ska ushunjeza. Shikoni cilesite tona si shqiptare tek politikanet qe ne zgjedhim. Ata jane pasqyra jone. Nuk dijne te bejne gje tjeter vecse te trashin te ndenjurat, shajne dhe tregojne me gisht te tjeret, gjithkush sipas menyres se vet.