Kullat janë një ndër tipet e banesave popullore shqiptare, kryesisht të veriut, duke përshirë edhe Kosovën. Ato janë zhvilluar në zonat kodrinore e malore të vendit. Megjithëse kulla është zhvilluar e përhapur në trevat relativisht të veçuara, ka ruajtur krahas tipareve të përbashkëta kombëtare, edhe elemente, veçori e trajtim lokal si rezultat i zakoneve dhe dokeve të krahinave të ndryshme.
Kulla, si banesë tipike e malësive të Veriut shqiptar, është një resurs turistik krejt i virgjër, i pashfrytëzuar, por për fat të keq ende “i paftuar” në strategjitë e zhvillimit të turizmit shqiptar. Deri më sot nuk ka një statistikë të saktë se sa joshës u bë ky lloj turizmi, por ka një fakt që në disa rajone si në Theth a Valbonë, morën formën e tyre disa bujtina të ngritura nga vetë banorët e atjeshëm, edhe pse nuk i’u dha emrin hane. Ndërkohë që u la në harresë bujtina tipike, kullë e Veriut, që gjendet në çdo trevë veriore, por që ndryshojnë dhe dallohen nga njëra-tjetra.
Kullat e Veriut dallohen nga banesat e tjera për karakterin dhe funksionin e tyre të theksuar mbrojtës. Kullat ndërtohen zakonisht në pika dominuese dhe më strategjike, në majë të kodrave dhe shkëmbinjve të thepisur, si kështjella të vogla, të izoluara dhe larg njëra –tjetrës dhe për më tepër edhe kur terreni i lejon, nuk rrethohen me mure (avlli). Të gjitha këto kërkesa të kësaj banese me karakter mbrojtës janë për të dominuar zonën, për të pasur të lirë shikimin në të gjitha drejtimet, duke ruajtur karakterin dhe kërkesat për t’u mbrojtur përballë çdo të papriture.
Ka shumë tipe kullash, por kullat më tipike të Veriut janë: Kulla e Nikaj Mërturit, Dukagjinit, Dragobisë, Valbonës, Krasniqes, Gashit, Lumës, Malësisë së Madhe, Kosovës, Mirditës, Matit, Pukës, Dibrës etj. Në këtë rast do të ndalemi në tre tipe, me karakteristika të ndryshme, që u përkasin tri krahinave të ndryshme:
Kulla e Nikaj Mërturit
Kullat ndërtoheshin trekatëshe e të ngushta, nga mjeshtër dukagjinas ose nga Gjakova. Në katin e parë ishte ahuri (për bagëtinë) dhe në katin e dytë oda e grave dhe dhoma e nuses (qileri), thotë Dedë Sokoli, eksplorues i traditave të zonës. Në katin e tretë, oda e burrave e shtruar me argjil dhe një dritare në drejtim nga lind dielli. Përballë oxhaku i madh, i llogaritur për të zënë një barrë dru e barabartë me ngarkesën e një mashkulli të shtëpisë. Në të dy anët, si në kullat e malësisë, ishte markëza e shtruar me plaf (sixhade) dhe oda zinte dy sofra deri në 20 veta. Çdo sofër kishte 10 veta dhe në krye të sobës, pranë oxhakut, zinte vend mysafiri i parë, kurse në anën tjetër të oxhakut i zoti i shtëpisë. Mysafirëve pasi u shtrohej sofra, sillej ibriku i rakisë dhe dy gota. I pari që ngrinte dollinë ishte i zoti i shtëpisë duke u uruar mirëseardhjen, pastaj mysafirët me radhë. Larja e duarve bëhej në korridor, ku ishte bucela dhe tasi me ujë dhe një nuse e shtëpisë në gatishmëri. Në korridorin e katit të tretë ishin edhe banjot, të futura në murin e thellë të kullës. Në katin e tretë, në çdo ballë të kullës ndërtoheshin frëngjitë në drejtime të ndryshme për të vrojtuar dhe sulmuar hasmin.
Kulla mirditore

E rrethuar nga një copë toke e mbjellë qëndron shtëpia e mirditasit, me dritare të vogla, përmbi portë përgjithësisht është “çikmaja” me një dritare të vogël dhe me disa frëngji për të bërë luftë. Nëpër qoshet e shtëpisë vërehen vrima të tjera të cilat e mbrojnë shtëpinë nga të gjitha anët. Kulla mund të ketë tre, katër ose më shumë oda. Atje ku mungon kasollja, oda përdhese përdoret për bagëtinë. Një shkallë e ngushte posa hyn tek dera të shpie në odën e burrave ku priten miqtë. Oda nuk ka shumë mobilje. Nëpër kënde është shtrirë ndonjë mutaf ose ndonjë lëkurë deleje, andej-këndej, sheh shkaminj trekëmbëse e të shkurtëra, ndonjë fron të moçëm të skalitur dhe fort të bukura e ndonjë sënduk të vjetër të gdhendur. Diku në qoshen e këndit mund të vësh re ndonjë “cung” (trup druri), i cili përdoret në vend të jastekut. Pakëz nën tavan duken disa çengela ku varen pushkët e trimave, çengela të tillë gjenden edhe tek dera e jashtme. Në të dyja anët e oxhakut dhe në mur mbi dy këndet janë kamaret të mbyllura në dërrase të skalitur, kanë pamje të bukur dhe i zoti i shtëpisë vë takëmet e kafesë. Kafen taze mirditasi e ka alla minut. Të tilla kulla gjen sot në fshatin Nënshej. Në këtë fshat me emër shenjtori numërohen tetë kulla të mëdha.
Kulla e Lurës
Kullat e Lurës kanë shërbyer jo vetëm si fortifikata, por dhe si vende ku gjallon jeta malësore në tërë hapësirën e vet sociale dhe ekonomike. Kati i parë i kullës luriane është përdorur si haur bagëtish, ndërsa në katin e dytë ndodhje oda e burrave, si një institucion edukimi.Oda e miqve shtrohet hijshëm. Në të dy anët shtroheshin hasra thekre dhe mbi to mutafi karakteristik nga leshi i dhisë që blihej në Prizren. Sipër mutafit, në shtëpitë pak më të kamura, vihej dhe sixhade, lëkura delesh e qilima. Dyshekë e jorganë herët nuk kishte, ndaj miqtë e ardhur mbuloheshin me postahe që i punonin në vegjë, por përdorej për mbulojë dhe dallamaja (një lloj palltoje e punuar me shajak). Kati i tretë apo i katërti quhej “kullë”, Aty kishte dy a tre sharishene me frëngji, këtu rrinin burrat për verë. Kishte dhe dollapë qorr me dy tri frëngji. Në një qoshe ishte Çakmani, një dollap rreth një metër dhe i mbyllur me oxhak, ku mbaheshin vegla armësh. Nga jashtë Çakmani ishte pak i dalë e me gur të gdhendur. Gurët e derës, qoshet e sharishenet nxirreshin vetëm në disa vende të caktuara, zakonisht nga mermeri i kuq, i cili merrej në Fushë Krejë, në Rusvesh etj, dhe transportohej me argatë 20 a 50 veta njëherësh, të cilët në mbrëmje gostiseshin me mish e gjëra të tjera. Kullat e Lurës kanë shërbyer edhe si fortifikata për luftë.
Oda e Burrave
Pjesa më e rëndësishme e kullës e të gjitha tipeve, është Oda e Burrave. Në Odën e Burrave pas darke ishte traditë të luhej “loja me kapuça”. Të gjithë kanë nga një kapuç, e ai që ka radhën do të fsheh një objekt të vogël poshtë kapuçit (që zakonisht vendosen çorape leshi) dhe të tjerët duhet ta gjejnë. Varur në mur në odën e burrave është çiftelia dhe lahuta. Pothuajse çdo natë burrat këndonin dhe luanin muzikë me këto vegla muzikore. Gratë nuk hynin në odën e burrave. Edhe kafenë e sillnin deri te dera dhe pastaj e merrte një burrë tabakanë dhe i shërbente kafenë mikut. Karakteristikë e kësaj zone për mysafirët ka qënë larja e këmbëve në divahane (korridor) nga një nuse e shtëpisë. Miku i njohur apo i panjohur (thjeshtë i ka rënë rruga andej) nuk del nga kulla pa ngrënë. “Bukë e kripë e zemër të bardhë”, thotë i zoti i shtëpisë në të tilla raste.
Godina e korpusit qendror të UT, një “Kullë Veriu” në mes të Tiranës
Megjithëse e projektuar nga italianët ajo ka formën e një kulle të veriut. Gerardio Bosio, arkitekti italian që projektoi Tiranën, godinën e Fashios (sot korpusi qendror i Universitetit të Tiranës), e ka konceptuar si një volum arkitekturor në trajtë të një paralelopipedi kompakt dhe ku nëpërmjet përdorimit të gurit shfaq në këtë pavijon një cilësi fortifikuese duke rivendikuar “kullën shqiptare”, por të trajtuar me çelës modern. I paraqitur me një gjuhë tjetër arkitekturore, ky objekt ndryshon rrënjësisht jo vetëm nga Pallati i Kolonadës dhe i Akademisë së Arteve (siç i quajmë sot), por edhe nga Kryeministria dhe akoma më tepër nga Pallati i Brigadave. Që në Firence, si pedagog i vizatimit dhe i restaurimit në universitetin e këtij qyteti, kishte njohuri bazë për atë pjesë të trashëgimisë arkitekturore shqiptare që paraqiste më tepër elemente racionale në vetvete. Duke lënë mënjanë skemat orientalizuese të trashëgimisë osmane në vend, Bosio u përqendrua në impaktin dhe figuracionin që “kulla” malësore kish paraqitur për shekuj dhe në ligjërimin e tij të ardhshëm arkitekturor do ta përdorë me sukses një element të tillë kaq përfaqësues për Shqipërinë. Si një artist i madh klasi, ai iu shmang stilit të kohës dhe zgjodhi elementë vendës për të dhënë një vepër shqiptare të ndërtuar nga një i huaj.
“Kullat e ngujimit”, vegime në histori
Sot në malësitë e veriut të Shqipërisë kullat e ngujimit ku diku strehoheshin kontigjentet e cënuar me jetë, pothuajse nuk janë më. Koha i ka rrënuar pak e ngapak, deri në shuarje të plotë. Edhe pse relike tragjizmi, nuk do ishte keq që të ruheshin si dëshmi të gjalla të një absurdi që për shumëkënd, sidomos të huaj, mbetet ekzotik. Pra, thënë troç, në funksion të turizmit.
Kullat e ngujimit kanë patur një të veçantë: që nuk ishin kulla banimi. Dhjetëra e qindra vite më parë, kullat e ngujimit kishin statusin e një “shërbimi publik”, në raste vrasjesh. Po si ndodhte kjo?
Kullat e ngujimit edhe ndërtimin e kishin të atillë që të kishin funksionin vetëm të grumbullimit të meshkujve në momentet kur sapo ishte kryer vrasja, e pala e viktimës ishte tepër e acaruar ndaj gjakësit, pra vrasësit. Në ato rrethana mund të ndodhte që në gjaknxehtësi e sipër, për të marrë hak, pala e viktimës mund të vriste çdo njërin nga meshkujt e familjes së vrasësit apo dhe kushërinjtë, siç përcaktohet në Kanun.
Në këtë “ditë gjaku” ruheshin të gjithë meshkujt e shtëpisë bashkë me kushërinjtë e afërm – të një barku siç thuhej – duke u larguar nga katundi e shkuar ndër miq, ashtu siç urdhëronte Kanuni. Mirëpo kishte katunde si fjala vjen Curraj i Epërm në Nikaj Mërtur të Tropojës, që ishte 3-4 orë larg fshatrave të tjerë, gjë që e bënte të vështirë, madje të pamundur, largimin e meshkujve e strehimin e tyre ndër miq. Në këto kushte bëhej e nevojshme ndërtimi i një kulle apostafat për t’u ngujuar në mbrojtje të meshkujve të vrasësit në “ditën e gjakut”, brenda 24 orëve, por dhe disa ditë më pas, deri sa të mblidheshin pleqtë e të përcaktonin vrasësin e vërtetë, të analizonin rrethanat e vrasjes, të kërkonin besën sipas Kanunit, të caktoheshin ata që do të përjashtoheshin nga gjakmarrja dhe të emëroheshin dorëzanët.
Gjatë kohës që kryeheshin veprimet e mësipërme, meshkujt e palës vrasëse qëndronin të ngujuar në kullë. Për furnizimin e tyre me ushqim kujdeseshin gratë, të cilat mund të hynin dhe të dilnin pa u cënuar, pasi siç dihet, Kanuni i përjashtonte nga vrasja për gjak.
Në Currajt të Epërm ka qenë një ndër kullat e ngujimit më unikale. Quhej dhe ‘Kulla e thepit’, pasi ka qenë ndërtuar në një thep gurri. Qëndroi në këmbë deri dimrin e 2012-ës, kur u rrëzua e shemb përfundimisht. E ndërtuar rreth viteve 1840-50 të shekullit të kaluar, ajo ka tërhequr vemendjen e studiuesve dhe albanalogve të shquar si Franc Nopça, Karl Steinmetz, Edith Durham etj., ndërkohë që kjo e fundit jo vetëm ka shkruar për kullën, por dhe e ka pikturuar një skicë të saj në vitin 1908. Ajo që ende rri në këmbë e që vijon të jetë dhe e vizitueshme nga turistë të huaj dhe vendas, është Kulla e Thethit.
Dhimbje, për një pasuri kombëtare në degradim të pakthyeshëm
Megjithëse po ngrihen kulla të reja për qëllime turistike pak a shumë me ato tipare të kullave të vjetra, përsëri ato nuk mund të zëvendësojnë kurrë arkitekturën, formën e ndërtimit, por, mi të gjitha, historinë, dramat dhe gëzimet që mbajnë brenda kullat e vjetra hisorike, të cilat për vit e më shumë po degradojnë ose dhe po zhduken. Është e dhimbshme se si sheh në Nikaj Mërtur kulla që po kthehen në rrënoja, pasi banorëte tyre kanë zgjedhur të jetojnë në kryeqytet. Po kështu drejt shembjes janë edhe kulla të tjera në malësitë e veriut, si, kulla Zajsit në Selitë, Monument Kulture, kulla trikatëshe e Lajthizës në Orosh, kompleksi kullave të Mashtërkorit, kullat e Perlatit të Spaçit etj. Po shemben kullat, sepse njerëzit e këtyre anëve luftojnë për mbi jetesë, s’kanë rrugë e mundësi jetese pse janë harruar e ndjehen pa përkrahje. Ikin e i lënë të gjitha, kullat e moçme bashkë me arkitekturën e tyre tipike, tavanet e gdhendura, qoshet e kullës, oxhakët, qemerët e derës, mullinjtë e blojës, të fundit relike të një kohe të shkuar, punishtet tradicionale, toponominë tradicionale, gjithëçka nga memoria historike. Vizitorët e huaj, historianë dhe intelektualë, siç është edhe autori i këtij shkrimi, iu dhemb shpirti për këtë kulturë që po vdes para syve dhe askush nuk vë dorë. Shteti, që duhet të veprojë e të flasë, hesht. Zëri intelektual humbet në kakofoninë dhe zhurmat mediatike të një shteti që çdo ditë merret me vetveten dhe jo me qytetarët. Të një shteti që nuk e çan kokën fare që po i ikën një nga dëshmitë më autentike të njërit prej popujve më të vjetër të kontinentit evropian. Nuk i kushton gjë shtetit që të subvensionojë kullat që kanë ende njerëz brenda, të riparohen e mirëmbahen ato, në mënyrë që kjo pasuri të vihet në shërbim të njerëzve, në shërbim të historisë dhe të turiamit.

Nqse ju merre malli per kullat,juve te Dites ahere,kthejeni Saline ne kullen e tij,qe e morri nga Vicidoli dhe e beri “kryeministri“.
Kadare:
Perse,me sy kaq te vegjel
E shikon boten e madhe
O atdheu im.
Kullat jane ndertime monstruoze,per tu vetburgosur shpirti njerzor.
Vasil neser ke rradhen me ruajt lopet.
More Gjon, nuk shkruhet ‘resursi’ por ‘burimi’ ose ‘vlera’ dhe sa per dijeni nga anglishtja shqiperohet risorse dhe jo risurs. Meso gjuhen Shqipe me pare, pastaj merr guximin te shkruash.
Ti ,njeriu “pikepetje” ( ???),kudo ne te shkruar shqip,fjala qe ju citoni shkruhet “resurse”.e ka kuptimin me te gjere se” burimi” ose” vlera”,pra si huazime te shqipes,si shume fjale te tjera.Dhe gazetari talentuar ,poeti e studiuesi Gjon e ka mesuar me kohe shume mire gjuhen shqipe,ti qe flet sikur demek din shqipen e anglishten.Bile autori i ketij shkrimi shume rralle perdore fjale te huaja, e besoj se edhe kjo i ka “rreshqitur” padashje se nuk e kish perdorur.Ju keni te drejte te thoni se duhen perdorur fjale shqipe , e jo te shpreheni si jeni shprehur ne fjalin e fundit
Urime Gjon per kete shkrim te mrekullueshem,urime gazetes Dita,urime moderatorit te rubrikes,z.Zylyftar Hoxha.
@Mark – I don’t need to prove to you, or to anyone else for that matter, how good my knowledge of English and Albanian language is. I’m simply making a point to the dimwits who are bastardising Albanian language. As for the word ‘resource’, my spelling reads for itself, the pronunciation on the other hand is ‘risors’ and not ‘risurs’. After reading the title, I refused to read this article on the basis that the author has either forgot his mother tongue, or he’s being facetious for the sake of showing off, any road, he failed before he started.
P.S. I’m not sure if understand what I have written here Mark, but just in case you do, GFY.
Mark,faleminderit per ato qe shkrove shqip dhe anglisht.Faleminderit qe lexoni dhe komentoni shkrimet e mia.
Gjoni
Dora vete
Urime Dita per kete shkrim per kullat,nje studim i gazetarit Necaj shume interesat.Ti njeri pikepytje,se mire ta vuri kete epitet parashkruesi,se ia ke vene vetes ne fakt, kujdes kur komenton,te kesh me shume tolerance ,e jo te shkruash per krijues me pervoje mbi 40 vjecare,se nuk e din shqipen…
Vertete korpusi i UT ka pamjen e nje kulle,si arkitekture.A thua vertete duhet te kene patur parasysh projektuesit kullat e veriut ? Mbetet per t’u studiuar.
DUHET TE RUAJME TRADITEN DHE HISTORINE TONE.
DI GJE MINISTRESHA E KULTURES PER KETE PUNE???!!!!!!!!!!!
APO ESHTE PAK E ZENE PER MOMENTIN.