Kultivoi kanabis, arrestohet 54 vjeçari në Këlcyrë (Emri)

Gazeta Dita

Policia e Përmetit finalizuar operacionin ‘Befasia’, ndërsa ka arrestuar një 54-vjeçar, pasi pranë banesës kishte kultivuar 92 bimë narkotike kanabis.

Në pranga ka rënë Petrit Baço, 54 vjeç, banues në fshatin Gur të Këlcyrës, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën të kultivuara pranë banesës 92 bimë kanabis si dhe 16.5 kilogram brenda në banesë.

Njoftimi i policisë:
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në fshatin Gur, Këlcyrë në ambientet jashtë shtëpisë së shtetasit Petrit Baço kishte të kultivuara bimë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me seksionin e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u krye kontroll në këtë ambient.

Si rezultat i kontrollit të kryer u gjetën të kultivuara 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi në Këlcyrë u gjetën 16.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë (autori) shtetasi:

Petrit Baço, 54 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 284 dhe 283/1 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *