Kultivonin dhe tregtonin drogë, arrestohen dy vlonjatë

Leda Hysa

Policia e Vlorës finalizoi me sukses operacioni policor “Prita”, ku u godit një tjetër rast i kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

“Operacioni është zhvilluar në  lagjen “24 Maji” Vlorë, ku në një banesë është gjetur dhe sekuestruar 48 kilogramë lënde narkotike, si dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera”,- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Kapet nje qytetar i thjeshte hallexhi, qe ka vjedhur enrgji elektrike dhe jepet me emer e mbiemer, emri i babes dhe i nenes, sa femije ka etj etj, kapen dy kontrabandiste, tregetare droge me arme me kubik droge te mbjellur dhe jepen vetem inicialet?!

  • Kete desha te thosha dhe une: pse nuk jepen emrat? Jepet emri Lulezim Bashes qe eshte personalitet kur ben vjedhje, tradheti, shane Shqiperine dhe shqiptaret neper bote, ben vrasje ne bulevard e terrorizem neper rruge dhe nuk jepen emrat e drogaxhijve! Do te thote qe gazetari eshte i lidhur me ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *