Dy shqiptarë janë arrestuar në komunën e San Tammaros në Itali, pasi iu është gjendur një plantacion marijuane.
Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë L.S, 28 vjeç e Z.M, 25 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se ata jetonin në një banesë pranë plantacionit të rrethuar nga pemë e bimë të larta dhe për kultivimin e marijuanës dy shqiptarët kishin ndërtuar një sistem ujitës modern.
Atyre iu është sekuestruar në plantacion 135 bimë kanabis të larta 1.5 metra, ndërsa në banesë iu është marrë një sasi tjetër marijuane e gatshme për t’u shitur, një pushkë gjahu e një pistoletë gjuetie e modifikuar.
Mësohet se dy shqiptarët e arrestuar janë pa leje të rregullt qëndrimi në Itali.
s.a/dita
