Në kuadër të operacionit për “ Parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike”, efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë “FNSH” Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Krujë 2015”.
U bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Haxhi Hasani 68 vjeç,banues në Thumanë,Krujë;
Preng Dedaj 47 vjeç,banues në Thumanë, Krujë;
Bardhyl Kullaj 57 vjeç,banues në Nikel,Krujë;
Shaban Aruçi 58 vjeç,banues në Larushk,Fushë-Krujë;
Endrit Aruçi 29 vjeç,banues në Larushk,Fushë-Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: A.H.33 vjeç,banues në Nikel, Krujë. Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatrave Brret, Krastë, Zezë të Komunës Nikel dhe të fshatit Larushk i Sipërm, Fushë Krujë u konstatuan: 80 parcela me rreth 5863 rrënjë bimë narkotike në një lartësi 30-250 cm. Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
