Kultivonte kanabis në shtëpi, arrestohet shqiptari në Britani

Dita

Policia britanike arrestoi një shqiptar për kultivim të lëndëve narkotike.

Shkëlqim Skarai, tentoi të arratisej, por u kap nga policia pas një ndjekjeje të shkurtër në këmbë. 25­vjeçari, i cili jeton ilegalisht në Britaninë e Madhe, u dërgua në polici ndërsa oficerët vazhduan kontrollin në shtëpi.

Ata gjetën 233 rrënjë bime kanabisi që do të prodhonin një lëndë narkotike me vlerë 113 mijë paund.

25-­vjeçari u dënua me 12 muaj burg dhe në përfundim të dënimit të do të dëbohet për në Shqipëri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *