Kumar Urban Party!

anazapta

Place: Everywhere / Time: Everytime / Dress code: Cash

Mëngjes herët. Ai del nga shtëpia i kërrusur nga dita që do të vijë pas, por me një shpresë të re: ndoshta sot do të jetë dita e tij, ndoshta sot dikush do ketë një punë për të. Nën energjinë që i jep kjo shpresë, përpiqet të drejtojë trupin. Pse jo, është ende mjaft i ri. Nën vrullin e këtij pozitiviteti që e pushton ngre vështrimin nga toka dhe… aty hutohet. Një tufë sirenash 3 metra larg po këndojnë një këngë, në fakt po ja këndojnë atij vetë. Fërkon sytë dhe përqëndrohet: “Hej, ti djalosh! Mirësevjen ne Kumar Urban Party! Këtu argëtimi është punë e sigurtë dhe e superpaguar. Dita dhe nata nuk do të bëjnë dallim. Këtu e ardhmja sigurohet pa u lodhur! Këtu është gjithçka ëndërron. Hej, djalosh!”

Pse i duket e njohur kjo këngë? E njohur dhe e ëmbël, si ninullë… Ecën si sonambul drejt tyre, hyn brenda. Perdia bie pastaj. Për t’u ngritur sërish në darkë, kur ai, më i kërrusur se në mëngjes, tërheq këmbët zvarrë drejt shtëpisë. Nëpër mend përtyp mendimin e vetëm që i mbetet në kokë e që përpiqet që ta ngulisë fort: prandaj ju duk e njohur ajo këngë e mëngjesit. Se kishte qenë edhe një ditë më parë, edhe më parë, edhe… Po ç’faj ka ai se nata ja fashit kujtesën? E ai vazhdon të zgjohet çdo mëngjes me një shpresë të re, një shpresë që zgjat aq hapa sa i duhet të hyjë tek dera e kazinosë përballë.

Vërtet nuk janë shumë hapa, nuk mund të jenë, sepse kazinotë ftojnë kudo rreth e rreth çdo shtëpie, nuk ju largohesh dot. Ato duken sikur të ndjekin kudo nga pas. Ndaj atij i duket  kënga e sirenave si dejavu’. Ajo këngë ndihet gjithandej plot trishtim dhe zymtësi, por gjithsesi, për veshët pa dyll tërheqëse, një kurth i ëmbël mbytës.

“Ejani pra! Festa është për të gjithë! Edhe për ty i papunë i dëshpëruar, nëse ke pak lekë nga borxhi i djeshëm ende në xhep. Parajsa është rezervuar për ty, mjafton të zgjatësh dorën. Eja në Kumar Urban Party! Kjo është mrekullia e Albanialand! Ejani pra! Party is open 24/24! E ku ka festë tjetër që zgjat kaq shumë?!”

Vërtet zgjat shumë… Shpesh herë zgjat sa një jetë, që do të shuhet në mëngjes nën një litar që lëkundet në një pemë të braktisur, diku pas plevicës dhe një letre të zhubrosur me dy fjalët e fundit: më fal nënë, i humba në kumar… më fal e dashur, i humba në kumar… më falni të dashur fëmijë, babi humbi në kumar lekët e kredisë… me fal, ti ëndrra ime e gënjeshtërt, të humba në kumar…

Po Kumar Urban Party nuk njeh as moshë! Tingujt e sëmurë të këngës së këtyre sirenave mbërrijnë deri në veshët e fëmijëve të shkollave. Sepse i kanë hapur dyert gjithandej si metastazat e së keqes, edhe tek porta e shkollës, madje edhe tek portat e kopshteve, që të bëhen si një helm i depërtuar në gjak që në fëmijëri.

Dhe djali i vogël, heq çantën e rëndë nga kurrizi i njomë dhe ndjek muzikën gënjeshtare, muzikën që i premton pasurinë pa nevojën e asaj çante të rëndë. “Come on boy! Nuk ke nevojë për librat! Shiko sa afër kemi ardhur për ty?” Mjafton të nxjerrë nga xhepi ato pak lekë që ja mori nënës fshehur në mëngjes. I shkreti djalë, nuk e di se një thes akoma më i rëndë do i varet në qafë për gjithë jetën, nëse nuk i zë veshët me dyll. Ç’të bëjë? Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë. This is Albanialand.

Po! Kjo është Shqipëria jonë sot, një tokë:

– Ku libraritë janë gjithmonë e më të pakta dhe Lloto-Sportet gjithmonë e më të shumta!

– Ku bibliotekat janë gjithmonë e më bosh e kazinotë gjithmonë e më plot!

– Ku lokalet e kumarit janë më të shumta se furrat e bukës!

– Ku morali po kalbet nga brenda pa humbur shkëlqimin e jashtëm!

– Ku qendrat urbane janë vënë në funksion të dritave vezulluese të kumarit!

– Ku Roulette-t  “u bëjnë hije” shkollave!

– Ku dëshpërimi luhet 1×2

– Ku…mar Urban Party!

 

 

 

Share This Article
6 Comments
  • E pabesueshme! Nuk mund te kuptohet fakti se perse jane fshire nga gazeta Komentet qe ishin bere per Ilir Metaj, qe i lexova mbreme dhe sot jane fshire.Keni lene vetem dy rrjeshta qe vleresojne shkrimin.
    Me kete xhest tregon qe Gazeta Dita nuk eshte korrekte dhe trasparente me lexuesin e saj qe e ndjek cdo dite.
    Perse duhen fshire shqetesimet qe ngrene qytetaret e Vlores per drejtorin e Kulture-Turizmit Ilir Metaj, probleme qe ngrihen me fakte, emra konkrete?
    Ndoshta ju do ta fshini edhe kete koment, por treguat qe jeni gazete e njeanshme, qe mbroni te majtet dhe gosidni te djathtet.
    Une jam i majte, por gjykoj se kurresesi nuk duhen mbuluar gabimet deri edhe dhkeljet ligjore te ci8ltdo qofshin.
    Nese ju fshin edhe kete koment si 7 komente te tjera, qe me nje sy qe ju hodha ngrinin probleme madhore per sherbimet ne Vlore, atehere me falni, por gazeta Dita eshte nje shtojce e Zerit te Popillut.
    Sa keq, kishim shume shprese tek ju gazetare te Dites.

  • Ky Ilir Metaj eshte pronar, sidoqe e ka dhene me qera sefundmi, i nje diksoje qe eshte ndertuar ne rere tek Rrapi ne Ujin e Ftohte dhe nuk ka moral te ngrere probleme e akuzoje te tjeret.Eshte kushuri i Shpetim Gjikes, qe vazhdon prej 8 vjetesh te drejtoje kulturen dhe turizmin edhe pse nuk eshte speciakist.
    Nje mashtrues qe eshte bere Zot i Pallatit “Laberia” qe e ka shndruar ne kafene.
    Pjesa tjeter e Pallatit i eshte dhene Vitori Gjikes, kushuirires se pare te Shpetimit, qe e ka bere lokal me djemte…
    Ky njeri te beje moral? Turp per ju qe e vini ne krye te faqes dhe humbni reouraciobib si gazete.
    Ai uhet qesthur e klarguar menjehere nga ai sektor, nese do te prishet cerdhja e korrupsionit nje bashkine e Vlores ku dominon Klani i Terbacit.
    Te shpresojme.

  • Per pjesen me te madhe te vlonjateve ky Ilir Metaj eshte njeri i paafte, i korruptuar. nje sejmen i kryetarit te bashkise, pse jane te aferm dhe te dy nga Terbaci..
    Ky nuk ka bere kurre si duhet detyren e ngarkuar, pse nuk eshte njeriu i duhur dhe na ben hartime neper gazeta.
    Nuk ju nderon as ju si gazete ky njeri deri ne qelize i korruptuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *