“Kumari, industri me risk”, KE mbështet vendimin e qeverisë

Leda Hysa

Zyrtarë të Këshillit Europian kanë vlerësuar vendimin e qeverisë për të mbyllur bastet në ve4ndin tonë.

Christos Giakoumopoulos, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, thotë për Top Channel se ky vendim i shkon për shtat edhe luftës për parandalimin e pastrimit të parave, temë për të cilën në Tiranë po mbahet edhe një seminar.

“Absolutisht, kumari është një nga industritë me shumë risk në ekonomi, jo vetëm në Shqipëri, por kudo, ndaj masat ekstreme të ndërmarra ndaj këtij aktiviteti janë të mirëpritura. Në industrinë e kumarit risku për futjen e parave të pista është shumë i lartë”, shprehet Giakoumopoulos.

Por, si po e lufton Shqipëria parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit?

“Moneyval po monitoron zbatimin e rekomandimeve dhe performancën e institucioneve edhe në Shqipëri. Presim hapa pozitivë, megjithatë të dhënat do jenë pjesë e një raporti që do publikohet së shpejti”, shpjegon Giakoumopoulos.

Moneyval është mekanizmi i përhershëm monitorues i Këshillit të Europës, me 47 anëtarë, që raporton drejtpërdrejtë pranë Komitetit të Ministrave.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *