Kumbari nga Beogradi

anazapta

Ramiz Kelmendi, me të rënë gongu i përfundimit të betejës parlamentare, pra sapo u mbyll një legjislaturë, nga disa e suksesshme dhe nga disa një kohë e shkuar kot, bëri shpallen e tij publike: divorcin nga partia që e kishte deleguar si deputet, pra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haredinaj. ishte një divorc politik i papritur, kur, për më tepër, vendin si deputet i parlamentit ai e kishte “ fituar” jo edhe aq përmes biznesit të tij të stërmadh dhe ende të paditur si duhet, por edhe përmes 400 mijë eurove që kishte dhënë si donacion për mbrojtjen e zotit Haredinaj në gjyqin e Hagës. Shumë kush mendoi se tani, pasi kishte qenë i detyruar të mbante mbi vete nje mandat parlamentar, ai më në fund do të kthehej tek bizneset e tij, në të cilat janë përfshirë më shumë se 1 mijë e shtatëqind punëtorë, nga të cilët një e treta janë pejanë.

Por, për lexuesit në Shqipëri, emri i Ramiz Kelmendit, si shumë të tjerëve, nuk do të thotë thuajse asgjë. Le ta bëjmë të qartë. ai është drejtuesi i korporatës ELKOS Grup , njëra nga më të mëdhatë në Kosovë, dhe njëkohësisht është njëri ndër më të pasurit e saj. Së bashku me biznesmenin tjetër, Ekrem Lluka, ata janë dy nga njerëzit më të fuqishëm ekonomikisht në Kosovë, por edhe me një ndikim të ndjeshëm edhe në jetën politike, dhe kjo e fundit, edhe pse nuk duket, ndjehet kur tunden paksa perdet e skenës së politikës. Para luftës në Kosovë, Ramiz Kelmendi, nuk njihej si një dorë e fuqishme ekonomike dhe as si një njeri i politikës. Lidhjet e tij nuk ishin as me qarqet e politikës paqtuese, por as me lëvizjen çlirimtare. Për të dyja palët, sepse në fakt ishin dy palë, ai ishte një njeri i panjohur, por, si duket ai nuk ka qenë i panjohur për një lidhje tjetër, e cila, shumë shpejt pas luftës, do të bëhej e njohur. Ramiz Kelmendi do të kishte një zanafillë  Në botën e biznesit, e cila, megjithëse deri më sot ende nuk është ndriçuar si duhet, ajo e kishte një portë të madhe në botën serbe të mafias politike dhe ekonomike, sidomos të asaj që kishte rrënjë të hershme në Kosovë, njëkohësisht, një portë të vogël në vetë strukturat e Kosovës. Herë pas here ai i ka mëshuar fort portës së madhe, përmes së cilës edhe ka bërë bizneset më të rëndësishme.

 

Me Bogoljubin fuqiplotë

Sipas gazetës serbe «Kurir», një gazetë me lidhje të ndjeshme qeveritare dhe mbështetëse e  pasfijeve të nëntokës së politikës, ai, Kelmendi, është bashkëpunëtor i biznesmenit serb Kariq, me të cilin administrojnë një zingjir supermarketesh në Kosovë, të njohur përmes shkurtesës serbe ETC, Ekonomski Tregovinski Center. Bashkëpunëtori i tij serb, Bogoljub Kariq, i njohur si njeriu i errësirës serbe në Kosovë, citohet më pas në informacionin e ofruar nga gazeta «Kurir», “është i lirë të tregtojë në Kosovë me shqiptarët”, dhe, në vise të ndryshme të saj ai ka ndërtuar disa shtëpi luksoze, disa nga të cilat ruhen pikërisht nga njerëzit e ofruar nga biznesmeni Ramiz Kelmendi. Rrjeti i supermarketeve të Kelmendit, më shumë se 80 për qind të artikujve që të ofron , janë të importit, por shumica

dërmuese e tyre është nga Serbia. Pra, dashje pa dashje, ai është ura e depërtimit masiv të mallrave serbe në Kosovë, sado që në mbledhjet parlamentare flitet aq shumë për largimin e tyre, por e gjithë kjo nuk do të kishte asnjë të keqe të  madhe, nëse gjithçka tjetër do të ishte në rregull. Cila gjë tjetër nuk është në rregull…le ta shohim më pas.

 

Karic - Kelmendi - Thaci

Një rreshtim befasues me Thaçin

Heshtja politike apo , më saktë, agjërimi politik i Ramiz Kelmendit, nuk mbajti aq gjatë. Befas ai u lajmërua si një njeri pranë Partisë Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga zoti Thaçi. Një kalim i habitshëm, kur dihen krejt mirë se mes dy partive politike hendeku ka qenë i thellë, por, si duket, për biznesmenin kishte qenë shumë i ngushtë. Është e drejta e tij të ndryshojë, këtë të drejtë e ka kushdo, e për më tepër të ndryshojë drejtimet e tij politike.

Në fund të fundit era e zgjedhjeve të çon sërish nga një mundësi qëndrimi në pushtet e zotit thaçi, megjithëse kësaj here do të jetë shumë e vështirë, për të mos thënë se do të jetë një mision i pamundur. Kalimi i Kelmendit pranë PDK u mbështoll menjëherë me një fije misteri, çka edhe sot është ende mbi politikën e saj; por, për më tepër ajo u ndje si një kalim mjeshtëror i një njeriu i cili herë pas here kishte luajtur me sukses me fijet e politikës. Nga ana tjetër, zoti Haradinaj, u ndje i lehtësuar nga largimi i tij, dhe si duket ai ka ditur shumë më tepër nga ato që ka thënë publikisht. Njerëz të afërm me zotin Haradinaj kanë qenë shumë të qartë në deklarimet e tyre jo zyrtare, kur nuk kanë shprehur asnjë befasim për këtë largesë të tij, për më tepër, si asnjëherë më parë me ndonjë të larguar tjetër, qoftë edhe personalitet i njohur politik, janë ndjerë të lehtësuar.

Në listën e kandidatëve për deputetë të PDK, krejt aktuale, është edhe emri i Ramiz Kelmendit. Është diku në fillimet e saj, çka do të thotë se ai tani po bëhet shumë më i rëndësishëm se disa nga ata që kanë qenë pjesë themeluese e saj. Pra tashmë është i zyrtarizuar si pjesë e rëndësishme e kësaj partie dhe nesër mund të jetë përfaqësues politik i saj. Për vetë sistemin e zgjedhjeve në Kosovë, jam i bindur se ai do të jetë aty, jo vetëm se punëtorët e angazhuar pranë tij dhe familjet e tyre mund të votojnë për bosin, por edhe sepse veçantia e sistemit sjell deputet jo atë që e votojnë njerëzia, por atë që e përcaktojnë numëruesit. Është në rastet e pakta kur shprehja “ nuk ka rëndësi se si votojnë , por është e rëndësishme se kush i numëron votat», gjen terren në një vend ku demokracia është ende fillestare. Ramiz Kelmendi ka mundësi financiare për të blerë mjaft nga numëruesit, por kjo është çështje e  ndërgjegjes së tyre.

 

Ku e ka ‘hallin” Ramiz Kelmendi?

Tri rezultojnë pistat logjike përse Ramiz Kelmendi aderoi në PDK, duke e menduar atë fituese të zgjedhjeve.

Së pari, Ramiz Kelmendi, ELKOS Grup dhe struktura të tjera pas saj, synojnë të blejnë 75 për qind të aksioneve të Postë-telekomunikcionit të Kosovës, njësia më e madhe dhe më fitimprurëse në jetën ekonomike të Kosovës. Oferta e tyre është e hapur, veprimet janë të nëndheshme. Meqenëse nuk ia arriti duke qenë kundërshtar i Thaçit, mendohet se tani mund të jetë më i pranueshëm duke qenë pjesë drejtuese e Partisë në legjislativ dhe në ekzekutiv. ata që fshihen pas Kelmendit janë ende të padeshifrueshëm, por njeriu më i deshifrueshëm i tij, Bogoljub Kariq është ndoshta figura më kontraverse për të qenë sërish padron i një pjese të ekonomisë së Kosovës. Kjo do të ishte rikthimi i Serbisë në elementët kyq të ekonomisë, në strukturat strategjike të saj. Veç kësaj, në planet e Kelmendit dhe të strukturave pranë e rreth tij janë edhe privatizime të tjera jetike për Kosovën, por mbi të gjitha një shtrirje më e gjerë dhe më e koordinuar e biznesit serb në Kosovë. dhe, kjo rrjedhje e këtij biznesi ende nuk është qartësuar si duhet, ka qenë krejt e ligjshme apo edhe e nëndheshme; është bërë sipas të gjithë legjislacionit të Kosovës apo ka kaluar edhe përmes “Rojeve të urës”, është bërë nën dritën e diellit apo edhe nëpër terrinën e një bote të fshehtë.

Së dyti, sipas një deklarate të tij, i është ofruar posti i Ministrit të Ekonomisë në qeverinë e pas zgjedhjeve. Është një dëshirë e hershme e tij, dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Kushdo mund të ketë dëshira të tilla, është në normalitetin e gjithkujt. Ende pa qenë ministër, Kelmendi ka disa biznese të pandriçuara plotësisht, të cilat ende nuk kanë të sqaruara të gjitha të dhënat financiare dhe burimore. Posti i ministrit do e bënte të mundshme “pasaportizimin” e këtyre bizneseve dhe më pas, duke e parë se askush nuk u ndëshkua, përkundrazi u bë ministër,shumë të tjerë do të jenë në këtë vazhdë të pandriçuar. do të ishte jo në dobi të zhvillimeve normale në Kosovë, ku ende problemet janë të mëdha, që çështjet e ekonomisë dhe të zhvillimit të saj, privatizimet strategjike, degët e rëndësishme të ekonomisë të lihen në duar ku ende janë pikëpyetje të mëdha, dhe, mbi të gjitha, moraliteti i politikës do të ishte nën nivelin e zeros.

Cilido që do të kishte një biznes të pandriçuar në Kosovë do të kishte alibinë e një ministri biznesmen, për më tepër, do të kishin të drejtën e „qytetarisë“ së nëntokës ekonomike. Një staturë e tillë politike e ekonomike si Kelmendi duhet të qartësojë të gjitha rrugën e tij të zhvillimit të biznesit, të heqë çdo mjegull, dhe do të ishte mirë në se e gjitha do të ishte veçse një mjegull.

Së treti, dhe më e rëndësishmja. Prej disa kohe ka zëra nga burime të mirë-informuara për një paqartësi financiare në biznesin e madh të Kelmendit. Nuk bëhet fjalë për diçka të parëndësishme, përkundrazi, mos likuidimet nga ana e tij i detyrimeve financiare kapin shuma marramendëse, në mbi 100 milionë euro. Zëra të tjera pretendojnë se mund të jetë edhe dyfishi i tyre.

Burimet e mirë informuara dëshmojnë se aktualisht biznesi i Kelmendit ka për të shlyer detyrime të stërmëdha në buxhetin e shtetit të Kosovës, të cilat mund të sjellin rrënimin e një pjese të madhe të perandorisë së tij financiare. Nga ana tjetër, me shpejtësi, qeveria e Kosovës, në këtë fushatë zgjedhjesh, po mendon të miratojë një vendim, përmes së cilit, të gjitha bizneseve në Kosovë, pa përjashtim, tu falen detyrimet dhe borxhet që kanë ndaj shtetit të tyre. Kjo do të ishte edhe goma e shpëtimit për biznesin e Kelmendit. Edhe për rrjetin e bizneseve të tij. Kjo e fundit, ndoshta është edhe shkaku më themelor përse Kelmendi u ngut të futej nën çadrën e një partie të fuqishme, ndoshta më të fuqishmes në  Kosovë.

Mbetet vetëm të sqarohet se cili ishte haraçi që po paguan ai për të gjithë këtë. Kur mendon se vetëm për një pjesë të mbrojtjes së zotit Haradinaj në Gjykatën e Hagës ai pagoi 400 mijë euro, dhe mirë bëri, tani, vetëm mund të merret me mend, dhe nga kjo marrje mendsh mund të të ngrihen përpjetë leshrat e kokës. E ndoshta  mund te ketë diçka edhe më shumë se kaq…

Loja e ekonomisë me politikën ka filluar edhe në Kosovë. askush nuk ia di fundin. tregtimi i ideve dhe i njerëzve po bëhet normalitet, shitblerjet kanë filluar. Shumë vetë mund t’ia shohin hairin, Kosova do të jetë e humbur nga allishverishet në kurrizin e saj.

 

* * *

Kumbari i Beogradit dhe fijet që lidhen

Gazeta Dita orienton sot lexuesin e saj me një shkrim të sjellë nga dy kolegë gazetarë të Kosovës. Jemi në komunikim prej disa ditësh me  ta. Në medien ku punojnë ky shkrim nuk është ‘kualifikuar’ për botim. Për DITAn faktet dhe ngjarjet që orienton artikulli “Bota e fshehtë e një biznesmeni kosovar” kanë një rëndësi të dorës së parë. Arsyet do i rendisim një nga një më poshtë. Por më së pari, po sqarojmë se me kërkesë dhe vullnet të njëanshëm të dy kolegëve, emrat e tyre nuk do të ekspozohen në botimin e sotëm në Dita. Kërkesën për anonimat ata e justifikuan me faktin se porsa të bëhej ekspozimi i emrave të tyre do kuptohej dhe cila ishte redaksia dhe media kosovare që kishte bërë censurimin. “Jemi mjaftueshëm të ndërgjegjshëm se paraqitja e fakteve ka vlerë dhe jo revanshi ndaj një redaksie që na censuron sot por që na ka mbështetur prej vitesh”, -ishte shpjegimi i tyre. Shkrimi i dy kolegëve flet për një ndodhi që prek konjukturën politike dhe atë të biznesit në Kosovë. Cek kalimin e biznesmenit miliarder Ramiz Kelmendi nga radhët e partisë së Ramush Haredinajt drejt listës politike të PDK-së së Hashim Thaçit.

Ramiz Kelmendi është një biznesmen nga Peja që së bashku me biznesmenin tjetër pejan, Ekrem Lluka janë të njohur për lidhjet e hershme të biznesit me një ndër figurat më ndikuese të biznesit serb: Ljubomir Kariçin. Ky i fundit nuk është dosido, por është një MOGUL. Është biznesmeni serb, ose më saktë industrialisti serb që përfaqëson pararojën e strategjisë serbe të biznesit në rajon. dy janë lojtarët më të fortë të biznesit serb që kanë një valencë të tillë: Ljubomir Kariç dhe Miroslav Mishkoviç. Që të kuptohemi, nuk jemi në kontekstin e një paranoje ‘anti-serbe’ që shikon me dyshim prej manjaku rrugët e pafundme të biznesit apo këmbimin normal tregtar në një strukturë tregu që çdo ditë e më shumë po bëhet e përbashkët, duke synuar Bashkimin Evropian. Kjo është komplet diçka tjetër.

Miskovic - Mane - berisha

Problemi i cili i shfaq simptomat e veta dhe në Shqipëri në këtë rast flet për tjetër gjë, flet për strategji shtetërore të ekspansionit ekonomik serb mbi vendet e rajonit, me qëllim influencimin e tyre, kontrollin e tërthortë dhe vënien në dispozicion, si të konjukturës tregtare por dhe asaj politike. Bëhet fjalë për “vasalitet me stil” dhe këtu ndryshon puna. E duhet thënë se ‘stili’ që po përdoret në dy dekadat e fundit është tepër efikas, por dhe i sofistikuar.

Në mediet shqiptare mund të lexosh e të dëgjosh pa fund për bamirësitë e Bill Gates-it (pa harruar fotot e radhës së Kim Kardashianit), por shkruhet  shumë pak mbi faktorët rajonalë të biznesit dhe politikës të cilët luajnë fije të rëndësishme. Për shembull, pak kush e di se sot Kakomeja e shumë përfolur ka kaluar në pronësi të një bosi bullgar i hetuar për lidhje me mafien ruse dhe që njihet me nofkën “Kafka”.

Pak kush e di se një ndër koncesionet hidrike më të rëndësishme është përftuar nga biznesmeni kosovar Ekrem Lluka që në vitin 2009. Bëhet fjalë për koncesionin e “Tri Dukagjinëve” mbi lumin Shalë. Ortak në këtë sipërmarrje kishte ish-këshilltarin e Berishës, Petraq Milo dhe një kushëriri biznesmen të Berishës. Ekrem Lluka bashkë me Ramiz Kelmendin në Kosovë njihen si operatorë ekskluzivë të Bogoljub Kariçit.

Në Shqipëri, modeli më përfaqësues i imponimit të këtyre operatorëve ekskluzivë të shtetit serb me tagër biznesi është Samir Mane. Ai arriti të vërë në pronësi koncesione strategjike në miniera, telekomunikacion, lotari, industri ushqimore, arriti të kapë patentën siguruese të pullave fiskale. Të gjitha arriti t’i kapë jo si një administrator që triumfoi nga nuhatja e tregut, por si një biznesmen që elitës politikë dhe qeverisëse, qeverisë Berisha, u dha ‘dy kova plot’ për të marrë më pas të gjithë burimin. Samir Mane është i lidhur në fije të shumëfishta me mogulin serb Miroslav Mishkoviç. Ky i fundit së bashku me Bogoljub Kariçin janë dhe dy emblemat e ekspansionit ekonomik të dirigjuar me akademi nga shteti serb.

Ju duket ndoshta shumë konspirative kur dëgjoni për strategji akademike?

Nëse keni dyshime, hapni letrat, shikojeni pak bilancin tregtar të Shqipërisë, Kosovës dhe më pas Serbisë. Shikoni se si biznese serbe, falë këtyre operatorëve kanë arritur të kapin dhe të kapilarizojnë drejt tyre aktivitete me fitim të garantuar. Shikoni si kanë paralizuar resurse të çmuara në bujqësi, energji, etj,  për t’i hapur rrugën eksportimit drejt Shqipërisë të produkteve me stampa serbe.

Stampa serbe nuk ka mbërritur në Shqipëri si pasojë e cilësisë së saj dhe triumfit në treg. Ajo është imponuar si pasojë e lëshimit që ka bërë konjuktura politike shqiptare, duke sjellë më pas dhe vasalitetin e tërthortë rajonal. Duke e parë në këtë kontekst shkrimi i dy kolegëve kosovarë ka një vlerë të padiskutueshme dhe përbën një orientim, një shqetësim dhe një zë që jep të dhëna për zhvillime dhe lëvizje që kanë  kuptim.

Mos prisni t’i lexoni tek New York times këto probleme, serbët e kanë akademinë me vete në çdo kohë, ja dinë pikat e dobëta sistemit ndërkombëtar globalist dhe përthyerjes që vjen nga oreksi i korporatave, ndaj dhe shpesh trokasin në Tiranë edhe me  mbështetjen e konjukturës së klaneve amerikane.

Po nuk besuat shikoni Damir Fazlliçin që vinte me koperturë nga Tom  Ridge, ose po të doni shikoni më në detaje dhe Samir Manen, ai disa projekte të rëndësishme i zhvillon në bashkëpunim me BERZH-in por edhe me ndihmën e Fondit Shqiptaro-amerikan të Ndërmarrjeve. Serbët janë në lojë, e kanë kuptuar mirë si funksionon, kanë nisur ekspansionin. Neve na ka mbetur vetëm të numërojmë monopolet e tyre në Shqipëri e Kosovë dhe të themi ndonjë fjalë, atje ku botimi ende nuk është i ndaluar. Fijet në Prishtinë e Tiranë po bëhen gjithnjë e më të forta, ndërsa bilancet tregtare shkojnë gjithnjë e më dobët. Llogaritë bëjini vetë.

 

 

 

 

 

Share This Article
47 Comments
    • Ja ku fshihet lepuri,-vetëm në Serbi, me të vetmin qëllim që Serbi të bëhet lider në federatën ballkanike. Ja cilat janë fijet e padukëshme të bishës sonë nga Viçidoli.

    • Nga ky Shkrim nenkuptohet qe……Ne Shqiptaret jemi KAVJE per Eksperimente te nentokes Serbe, dhe Politikanet Shqiptar ne Kosove e Shqiperi jane thjesht BURATINE te nentokes dhe Akademise Serbe, shkurt muhabeti Qytetar te dores dyte ku mund te EKSPERIMENTOSH cdo gje

  • Dihet prej kohesh kush qeveris ne kete vend. Si politika ashtu dhe ekonomia e media jane te kapur nga keto firma “shqiptare” filiale te Korporatave serbe. Edhe lajmet dhe opinionberja eshte e kanalizuar nepermjet analisteve e redaktoreve te subvencionuar nga serbet. Po vazhduat shume me keto artikuj dhe ju te DITA-s do çoheni ne falimentim artificial per tu detyruar te bliheni nga ndonje pronar “shqiptar” me seli ne Beograd, sic kane perfunduar “Klan”, “News 24” etj,

  • kjo eshte poshtersia qe beri sali berisha ne deme te popullite shqiptate ku ngriti cmimete ne 2005 sa e sollene keta serbete ne pushtete dhe ngriti menjehere cmimete e miellit orizit sheqerit makaronave e gjithcka nene logon u rite bursa kure dhithe bota nuk ngriti asnje cmime nga keto po perkundrazi u ulen dhe veteme ne maqedoni qe kame vajte dhe kame pushuare kame pare cmimete e ketyrve mallarave me te lira se mme pare se 2005 ky eshte nje krim i rende i bandes teroriste berishiajne ne deme te fukarait shqiptare me 200 euro rog shikoni sa kane fituare serbete si ushtare te amerikanve pa llogariture amerikanete keshtu po vazhdone akoma keshtu me korentin me gazine me naftene dhe pa llogariture ato te tjerate qe shqipatere punojne dhe nu mundete dote te jetojne

  • Sali Serbi Berisha e shiti Shqiperine per dy leke dhe dy jeleke te Serbi apo kush i dha me shume para. Ka ardhur koha Shqiptaret te blejne vetem prodhimet e Shqiptareve ne qofte se duan te cojne vendin dhe ekonomine e tyre perpara. Poliken e ka ne dore te tjeret por ku i blejme mallarat e perditshme e kemi ne dore vet.

  • Dita ,,,!!!!!
    Ich liebe dich!!!!
    E kam lexuar pa marre fryme kete artikull..!!
    Artikull Fenomenal..!!!!

    Sikur te mos e dinte njeri qe jane ngjarje shume te verteta dhe reale , ndonje i huaj mund te kujtonte se po lexon skenarin e ndonje polit-krimi, made in hollywood.
    Apropo ,, skenar filmi..!!!
    Keni ndonje stacion tv tuajin , ku mund te zhvillonit ngjarje te tilla, ne format dokumentari..???
    Me Video dhe Audio ky reportazh mund te bjeri si bombe per shume protagoniste , per te cilet behet fjale ketu….
    Keta jane artikuj qe me te vertete ja vlen te botohen. Dhe vetem keshtu mund te ndryshohet rrjedha e ngjarjeve te mbrapshta ne Shqiperi dhe Kosove.
    Jo me ato qe thote Llalla ( 9 uje -1 kos).
    Duhet reportazh pa tjeter….!!!!
    Me rrespek..!!!

  • Te lumte lapsi qe shkrove.Te besoj , pasi per ato qe thua per pjesen e Shqiperise te gjithe i dime,por pak flasin.Nga “rilindja” patem shprese, por, po na kthehet ne “ripjellje” me duket.

  • DITA, eshte nje nga reportazhet me te goditura te vitit. Jltm mbajeni ne faqen e pare te pakten per disa dite. Ju lumte !

  • Shkrim i shkelqyer nga dy autoret Kosovare, e DITA ka bere shume mire qe e publikon. Do shtoja qe nuk eshte thjesht “platforme Serbe” Biznesi s’njeh kufi, kombesi e politike; per ate perfshihen z. Kelmendi, Mane e kushtdo qe mund te marre nje thele.

    Keta persona me origjine pasurore qe shtrihet deri tek regjimi Kriminal i Milosevicit ,e kane demtuar rende dhe vete Shtetin Serb, ata e kane akuzuar z. Karic per nje humbje prej $250.000.000 ne telefoni e privatizime, dhe z. Mishkovic per shume te tilla ne rruge e privatizime te metejshme. Ky i fundit, 1-2 vjet me pare beri buje ne mediat nderkombetare sepse u arrestua. Nuk dihet si/dhe a eshte mbyllur kjo. Menyra me e mire do jete; te shifet per ate qe eshte: Biznes e PARA; e te bashkepunohet me Gazetaret Investigative Serbe per fakte te metejshme.

    z Miskovic, i ka “gishtat ne shume pite” ne Politike financon Parti te Opozites e te Pozites, ne nje forme tjeter kete po ben dhe biznesmeni Kosovar; qe leviz nga nje pol ne tjetrin; per ta “nacionalizma dhe kufinjte” nuk kane pike rendesie. Eshte thjeshte biznes, kur kane nevoje per Publicitet dhe Poliken jane gati ti “flasin nacionalizmit” a te bejne pakt me djallin. Nese biem nen kete menyre te menduari, [jo se nuk duhet menduar fare] u japim atyre dy shance (a) te protestojne ne shtetin perkates (b) te pretendojne te persekutuarin ne baze te nje para-gjykimi, qe ligjet e asnje shteti nuk ta lejone, dhe nje akuze e tille ne bote nuk merret parasysh. [ Mund ] Konsiderohet e ngurte [mendje-ngushte] emocionale dhe me nota ksenofobe. Gjurmoni Parane e Taksat, po ju doli mire ne emer te Patriotizmit ; ) pastaj ju lumte.

    Primarja eshte Paraja.

  • Artikull i qartë në ide! Si ai i dy gazetareve te kosovës,ashtu dhe komenti i “dita-s” në vijim. Pa e vrarë mendjen shumë, dalim te ideja qendrore se nëntoka serbe dhe nëntoka shqiptare janë sot për sot dy pushtetet më te fuqishme në shqiperi dhe në kosovë. Ketu te ne,në mos në rrafshin ekonomik,në rrafshin politik nëntoka sërbe arriti pushtetin maksimal me në krye saliun. Saliu nuk eshtë i deleguar i popullit shqiptar në pushtet por i deleguar i nëntokës sërbe!? Ata fansa qe i vene saliut pas, nuk do shume mend dhe shume kohe observimi e investigimi për te kuptuar qartë se “janë te paguar nga nentoka serbe”??? Ca me shumë e ca me therrime por sidoqoftë përfitues?? Nuk eshte fare e rastit qe ne aksin tirane-durrës kané qenë para 3-4 vjetesh plot 430 bisnese sërbe??? Plot nje “divizion” serb!? Tani me siguri do te jene dyfishuar??? Ne te gjithe këte histori nuk me ngjall ndonje kureshtje kushedi emri i ketij birbos ramiz kelmendi dhe piruetat e tij? S’ka ndonje ndikim te ne dhe e dini pse? Sepse ne kemi ketu piruetistin kryesor te nëntokes serbe qe quhet “sali ram shpellar millosheviç berisha” me ònturazhin e tij!? I kemi pasur qysh ne fillim “dhurate internacionaliste” nga njeriu pa biografi ramiz taip alia!??? Dhe shume gjera te kesaj ndihme internaciònaliste i di te pakten qysh nga tetori 1985!? Ajo qe dua te them ne fund per sulmin e avangardes ekonomike te nentokés serbe eshte se ajo synon drejt strategjise se kthimit ne avangarde politike! Duke blere me parate e saj tregje dhe mandej duke na rjepur ne dhe, me parate tona te bleje politikanë dhe pushtet!!? Sic i ka blerë? Sigurisht blerjet i ben te kalkuluara mirê? Me strategji te ndertuara nga “akademia serbe” sic thote “dita” me shume te drejte. Prandaj o shqiptare votoni dhe zgjidhni qorrazi? Votoni keshtu sepse keshtu me parate tuaja paguani edhe prangat tuaja! Nderime dy gazetareve kosovare dhe autorit te “Dita-s”!

  • @@@ Artikull i qartë në ide! Si ai i dy gazetareve te kosovës,ashtu dhe komenti i “dita-s” në vijim. Pa e vrarë mendjen shumë, dalim te ideja qendrore se nëntoka serbe dhe nëntoka shqiptare janë sot për sot dy pushtetet më te fuqishme në shqiperi dhe në kosovë. Ketu te ne,në mos në rrafshin ekonomik,në rrafshin politik nëntoka sërbe arriti pushtetin maksimal me në krye saliun. Saliu nuk eshtë i deleguar i popullit shqiptar në pushtet por i deleguar i nëntokës sërbe!? Ata fansa qe i vene saliut pas, nuk do shume mend dhe shume kohe observimi e investigimi për te kuptuar qartë se “janë te paguar nga nentoka serbe”??? Ca me shumë e ca me therrime por sidoqoftë përfitues?? Nuk eshte fare e rastit qe ne aksin tirane-durrës kané qenë para 3-4 vjetesh plot 430 bisnese sërbe??? Plot nje “divizion” serb!? Tani me siguri do te jene dyfishuar??? Ne te gjithe këte histori nuk me ngjall ndonje kureshtje kushedi emri i ketij birbos ramiz kelmendi dhe piruetat e tij? S’ka ndonje ndikim te ne dhe e dini pse? Sepse ne kemi ketu piruetistin kryesor te nëntokes serbe qe quhet “sali ram shpellar millosheviç berisha” me ònturazhin e tij!? I kemi pasur qysh ne fillim “dhurate internacionaliste” nga njeriu pa biografi ramiz taip alia!??? Dhe shume gjera te kesaj ndihme internaciònaliste i di te pakten qysh nga tetori 1985!? Ajo qe dua te them ne fund per sulmin e avangardes ekonomike te nentokés serbe eshte se ajo synon drejt strategjise se kthimit ne avangarde politike! Duke blere me parate e saj tregje dhe mandej duke na rjepur ne dhe, me parate tona te bleje politikanë dhe pushtet!!? Sic i ka blerë? Sigurisht blerjet i ben te kalkuluara mirê? Me strategji te ndertuara nga “akademia serbe” sic thote “dita” me shume te drejte. Prandaj o shqiptare votoni dhe zgjidhni qorrazi? Votoni keshtu sepse keshtu me parate tuaja paguani edhe prangat tuaja! Nderime dy gazetareve kosovare dhe autorit te “Dita-s”!

  • Prit tani Pellumb kur të dale “doktori i terapisë” alias “terapija” me nick te ndryshuar dhe t’ju shaje e mallkoje!? Por mos e rruj,e di ti kurthin e krimbave?

  • Duke qene nje person qe ka arritur ta njoh disi nga afer Sali Berishen, ju kujtoj se truri i tij nuk ka patur kapacitet te bente te gjitha keto, qe ka bere deri ta, per kete une si shume shqiptare, kemi qene te bindur, se mbas Sali Berishes, qendron nje koke e kthjellet antishqiptare, qe i ka dhene gjithnje porosite e nevojshme, ketij bastardi.
    Per kete, me gjithe seriozitetin dhe vertetesine e ketij shkrimi, une te pakten, nuk habitem, per bemat e Saliut, spiun, plehre dhe vrases, natyrisht mbas 2005 edhe hajdut.

    • o Horr ky artikull i shkon pershtat ta lexoje ai sllavi me nick mark.uk ..shkaterrimi i kombit tone ka filluar qysh ne 91 duke katapultuar filoserbin apo skizo-psiqikun salesh ne te ashtuquajturen pede,23 vjet ky plere kete jeka bere caj e percaj me qellim vjedhjen dhe coptimn e tokes shqiptare per hesape te serbise gjakut te saleshit…

      • Shkaterrimi i kombit tone filloi atehere kur sllavet Mugosha, Svetozar Vukmanoviq-Tempo, Popoviqi e prune ne krye te partise shokun Enver!

    • Horr merkel ? Kini disa dité qe nuk jini dukur dhe sali shpellar berisha ju ka vënë mungesë!? Tung horr!

    • Edhe une ndaj te njejtin mendim me ty i nderuar dhe i respektuar “H.B.”,
      Spiunazhi jugosllav, veçanrisht ai serb, per arsye te Kosoves, e ka pasur ne shenjester Shqiperine! Sipas motos:
      NJE SHQIPERI E FORTE, NJE KOSOVE E FORTE,
      NJE SHQIPERI E DOBET, NJE KOSOVE E DOBET!…
      Jugosllavet perfituan qe gjate Luftes antifashiste, deri ne 1948-en ishin ne nje front me antifashistet shqiptare!
      Pas 48-es, letrat e Komiternit dhe te Stalinit, i ndane frontet!
      Por jugosllavet kishin njerzit e tyre ne Shqiperi!
      Aq te fort dhe te kamufluar, sa arriten ta shpartallojne Udheheqen komuniste shqiptare, pas viteve 70- të!…
      Nje nga ata qe penetroi me dinakeri, me ndihmen e boshnjakut te shqiptarizuar Ramiz Alia, ishte dhe Kodoshi Sali Paranojaku!
      Shume me perpara viteve 90-te, ai u pompua dhe u ndihmua te futej nga dera e pare apo e prapme e Enver Hoxhes, per tu gjetur me vone ne krye te Shtetit shqiptar, me ndihmen edhe te CIA- amerikane, e cila ne ate kohe me ElezBiberajt dhe Rajersonat, me takimin e Bushit te vjeter ne Vlore me Berishen, per arsye pragmatiste, sidomos amerikanet, me se fundi, se jugosllavet e kishin që e kishin në xhep dhe e perdoren dopjoagjentin SaliBerisha, dhenderrin e Milices Udbashe!…
      Shqiptaret ne vitet 90-te e humben vigjilencen, te cilen mund te thuash se e kishin humbur dhe me pare, deri sa perfundimisht lejuan te mashtroheshin nga parrulla demagogjike dhe te lejonin ne krye te Shtetit Dopjoagjentin !
      Sigurisht, çdo qytetari shqiptar apo kosovar , nuk mund ti mohohet e drejta te lidhet me nje familje serbe, por kur eshte puna per nje person qe katapultohet ne krye te Shtetit, kjo nuk duhej lejuar kurrsesi!
      Dhe ja pasojat:
      KUMBARET NGA BEOGRADI I FUTEN SHUME SHPEJT KTHETRAT NE SHQIPERI DHE NE KOSOVE!…
      Dhe hajde preji tani keto Kthetra!…
      Gjendja katastrofikee Shqiperise sot , ku bashkpuntoret e Milosheviçit, jane ne Shqiperi si ne shtepine e tyre, pa ja bërë syri tëëërrr, arriten te futen deri dhe ne Keshillin e Siguris Kometare, si rasti i daj Fazlliçit dhe dajave te tjere me fije te terthorta ne Kosove!
      Shqiptaret po paguajne dhe do te paguajne gjate per humbjen e Vigjilences ndaj armiqve shekullore te tyre!
      Te pakten, te arrinin te largonin Sali Dopjogjashten nga politika,
      por edhe ate nuk e largojne dot!…

  • Te faleminderit “DITA”! Para dy ditesh lexuam Akt-akuzen e bere nga zoti B.Islami dhe une ne komentin tim thashe se filloi gjyqi tani te presim “Dispozitivin” me kete artikull ma vertetoi mendimin se gjyqi filloi.Vetem se ne plan te para te fotos te kishit vene kete kafshen tone se ky eshte shefi i tyre se kur dolen keta “Oviqet” ky ishte rekurtuar nga UDB-ja,dhe e kishte pervetesuar platformen,tani keta e vazhdojne ta zbatojne……Sidoqofte une besoj se gjyqi filloi.

  • Mesazh miqsor per tre komentuesit e mij te preferuar
    – P.A.B
    -Pëllumb zaimi
    – Horri i Bulevardit.

    Te nderuar bashk-atdhetare,nqs redaktoret,botuesit,analistet,gazetaret etj paguhen per shkrimet e tyre,ndersa ju keni kohe qe po jepni kushtrimin dhe po i bini kembanave qe te shkojme te e verteta e hidhur qe ai vend eshte me keq se i pushtuar sepse eshte poshtruar totalisht.Nuk ka nevoje te vertetohet kjo aksiome se duket sy te lire.

    Ka ardhur koha e “gjyqit te madh” qe duhet ti behet njerave nga speciet me te perbideshme qe ka nxjerre njerzimi.Qe ti fillohet ky gjyq duhet te hapen letrat qe nga koha kur erdhi Bejkeri ne Tirane ne qershor 1991 pasi u takua me milloshevicin “buze me buze” ne Beograd ku kuptohet se Berisha ishte nje hibrid i atij takimi.Ishte koha kur shqiptaret puthin rrotat e bejkerit…Ishte koha qe dipllomatet perendimore te gjitha sherbimeve para se te vinin ne Tirane ‘flinin nje nate ne Beograd apo Athine ” sipas rastit.

    Kemi arritur qe jo vetem te jemi te invaduar nga biznesi serb& grek por jemi kthyer ne nje kosh plehrash dhe plantacjon droge per perendimin.Lajmet e gazetave dhe t/v te japin pershtypjen e nje buletini lufte ku nuk numri i vrasjeve,aksidenteve,vetvrasjeve ja ka kaluar numrit te viktimave ne Afganistan,Siri dhe ukraine te marra se bashku.Jemi kthyer ne nje vend ” non-human societies “.

    Si ka mundesi qe me nje rroman krimesh te kryera direkt nga dora e perbindeshit berishe dhe asnjehere ky drakul nuke ka pranuar te shkoje ne drejtesine shqiptare.

    Per tu bindur lexoni keto rrjeshta poshte qe tregojne se nuk ka plumb e litar qe te laje krimet e berishit.Ate qe nuk e beri Beogradi dhe Athina per qindra vjet e beri BAJLOZI I LUGUT TE ZI TE TROPOJES per dy dekada
    TRADHETITE & POSHTERSITE
    1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    2- fronezimi i janullatusit
    3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    5- furnizimi me nafte i milloshevicit
    6- vjedhjen e votimeve te 96′
    7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    8- rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    8- grushti i shtetit shtator 98′
    10-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
    12- injorimi total i ceshtjes came
    13- shitja e detit jon
    14- implikimi me ligjin e plehrave
    15- vjedhje e votimeve ne 2009
    16- masakra e 21 janarit
    17- vjedhja e votimeve 2011
    18- perdhosja e luftes N.CL
    19- glorifikimi i satrapit zog
    20- deklarata qe kemi gjak turku.
    21- Shitja e resurseve strategjike
    22-lidhja me mafiozet e podestes
    VRASJE PERSONALE & SHTETERORE
    23-remzi hoxha
    24-kosta trebicka
    25-fatmir xhindi
    26-komunari ne kukes
    27-oficeri shikut
    28-gjyqtari konomi
    29-26 viktimat e gerdecit
    30-4 protestuesit e 21 janarit
    31-zhdukja e fisit haklajve
    32- nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    33-vrasja e 10 komisaerve te policise
    34-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    35-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    37-1800 te vrare me kanun
    GENJESHTRA & VJEDHJE & MASHTRIME & SPIUNIME
    38-parlameti i ri
    39-stadiumi i ri
    40-xhamia e re
    41 -rruga e Arberit
    42 -rrethrrotullimi ne unaze
    43-h/c skavices
    43-h/c devollit
    44-mullinjte e eres ne karaburun
    45-centrale atomike per tu bere superfuqi
    46-hekurudha tirane-pekin
    47-superfuqi arroresh
    48-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    49-deshtimi i censusit
    50-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    51-shitja e hidrocentraleve
    52-shitja mafjoze e armatimeve
    53-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    54-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    55- linja e tramvajit Lulit ne tirane
    56-shqiperia 1-euro
    57-denoncimi i Hysen Shoshorit
    58-denoncimi i Margarira Kostaqit
    59-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    60-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    61-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    62-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    63-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    64-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    65-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    66-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    67-poshtrimi i Jon Withersit
    68-poshtrimi i Arvizuse
    69-injorimi i greves urise te te perndjekurve politike
    70-pergjegjsia per djegien e dy prej tyre
    71-raportimi ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
    72-ngritja e bustit te ahmet zog tradhetarit
    73-ngritja e bustit te ish sigurimsit Sabri Godo
    74-Ngritja e bustit te droge-dillerit Azem Hajdarit
    75-rehabilitimi i bashkpntoreve te fashizmit
    76-rehabilitimi i terroristeve dhe diversanteve
    77 –skandali arsidi
    78- eleminimi sokol olldashit
    ….vazhdon romani i krimeve te ghost berisha.

    • Bashkohem dhe une se keshtu mendoje.Por ajo qe me trembe ka te beje me ate: A ka sot vullnet politik qe ti beje keto qe mendojme ne shqiptaret e thjeshte? Miqe te mi keto duan burra qe te sakrifikohen per idealet e kombetare. Qe te jesh i lire ne punen tende duhesh te luftosh deri ne flijim .Qe te penetrosh ne politiken rajonale dhe ate globale duhesh te jeshe shume i zgjuar .Te dallosh e te marresh ate qe i sherben vendit tende .Te realizosh programet ekonomike duhe ti beshe shqiptaret te punojne me djersen e ballit e ti presesh koken hajdutve te cdo kategorie .
      Ky sistem qe zbatohet sot ka deshtuar.Kemi arritur miqe te dashur qe ne shqiptaret nuk e kapexejme dote pragun e pislleqeve . Po kthehemi tek ideja qe te komandojne te huajte dhe shpresa eshte tek Evropa.Ambasadori gjerman hedh dyshime e thote .Cte s’emes doni ne jemi ne krize per vete .Te hidhemi nga Amerika .Kush e ka ndaluar .90% e shqiptarve enderrojne tek Amerika sikur te na kete pjelle ajo .Te hidhemi nga Kina .Nuk di se cfare mendojne ata nga koha qe jemi prishur .Po nuk gjetem asnje rruge le ta luajme topin sic e kemi lojtur .te haemi me njeri tjertin si qente qe te mos futet asnje.Por te bejme ate qe, Berisha e serbet te shporren njehere e mire nga ne .

    • Faleminderit për konsideratat “A. H”? Nuk i kam shenuar dy yjet krahas inicialeve te tua sepse celulari im nuk i ka si shenja. Jam në nje mendje me ju per cdo fjali e fraze te komentit tuaj! Per të 78 pikat e kisha fjalën.. Mund t’ju shtoj edhe 78 pika te tjera te krimeve te sali shpellar berishës por nuk eshte vendi per gare akuzash!? Mjafton te shtoj krimin e pashembullt ushtarak te sali berishes ne trafikimin e municioneve te cilet sipas eksperteve kane pasur vleren e 65 miliard (jo milion) dollareve!? Ku shkuan keto para? Une nuk e di dhe asgje nuk thuhet… !? Nuk po zgjatem ? Ju uroj gjithe te mirat aty ku jeni. Paçi fat dhe shendet. Nr.i tel.tim- 0695404383.

    • Pellumb kapteri,ja ke hedhur bythes,tani qendron ne vend te dyte nga gomardheqet.Ne vend te pare tani eshte ky kungulli A dhe H.
      I mjeri popull gomar,nuk ka ci ben samarit dhe i bie gomarit.
      O popull me vlera nga me te pavlerat,Ne jemi keta qe jemi,gjithmone ne bisht
      te te gjitheve. Ne vetem vritemi per te zgjedhur me te poshtrit ,per te na drejtuar
      Kjo eshte terapija e doktorit.

      • Duket që e paske sumën në tru o “doktor terapija”. As shqip nuk ditke te shkruash o rryp kaishi. Mëso shqip se le nam o derman. Qenka dhe populli pa vlera fare pér ty o antishqiptar,ndyrësirë e haleve greke. Krimb kanalesh,burrec,frikacak,mi shqupi. Shih oo6oataksimbkod48.

  • a e dini qe edhe kasat fiskale super cash jane mare ne serbi dhe atje shiten 100 euro ndersa ne shqiperi shiten 370deri ne 400 euro keto jane super lek te pastera qe i paguan shteti shqiptar dhe vene ne xhepat e qeveritareve ne menyre indirekte

  • Udbashet ne pushtetin shqiptare , do te thote ,te paguash nji harac kaq shume te madh !
    Thene ndryshe, e kemi paguar teper shtrenjte ,me shkaterrimin e qellimshen te te gjithe industrise se plote shqiptare ! Vetem qorrat nuk e kuptuan ndonjihere.
    Te gjithe ata qe kane votuar udbashet e berishes gjate te gjithe ketyre viteve , kane bere te
    njejten dem poaq te madh ,sa vete kokat e bandes cetnike udbahe Tropojane etj.

  • Keto purthosje bagetish i dine edhe qimet e bythes se Sulltan Pekmezit dhe jo me ne shqiptaret e thjeshte, kot na i paraqisni here pas here, ne duam te luftojme dhe jo te degjojme!

  • …. Realisht nje artikull shume cilesor dhe shume i madh qe orjenton shqiptaret per te kuptuar se ku jane ! Eshte nje kembane dhe britme perballe shurdherise shteterore te sotme qe therret deri ne asht per zgjim nga gjumi letargjik . nese ky kapital ka krijuar monopolet serbe ne shqiperi , kjo nuk eshte per ndonje merite te konkurences se mallrave serbe ne tregun global , por per merite te kryekriminelit antishqiptar Sali Rame Draga te Vicidolit i cili ju la celesat e shpise(nenkupto te Shqiperise) Mishkoviceve , Fazlliceve e Kariceve te Serbise . Kapitali i Madh Boteror – 300 familjet e bankiereve cifute te shperndare ne llozhat masone angleze, amerikane dhe ruse eshte i lidhur me keto qarqe hebraike te Serbise dhe ka ekskluzivitetin ne Ballkan .cfare i duhet vendit tone ne kete situate realisht kercenuese ? E pakta arrestimi i Sali Berishes nen akuzen e ngjitjes ne pushtet me parate e Serbise dhe pergjakjes se vendit te vete per interesa te Serbise ! Dhe menjehere pas kesaj , vendosja e nje klase udheheqese pa keta kollovaret e Serbise qe dominojne politiken ne te gjitha partite satelite te Ramiz Alise ! Diaspora shqiptare duhet te levize , o sot o kurre ! Neser eshte vone !

  • “Dita” i meriton pergezimet e lexuesve dhe komentuesve te saj per guximin, origjinalitetin dhe trajtimin e temave qe simotrat e saj i kane harruar t’i trajtojne ose nuk kane aftesi dhe deshire per tu marre me to. Shume media dhe gzetaruce ne Shqiperi e kane me te lehte te bejne lajme see filani, deklaroi, se maxhoranca tha… se opozita mendon… etj etj se te botojne artikuj te tille investigative te nentokes politike. Eshte me shume dobi dhe interes qe “Dita” te vazhdoje ne kete rrjedhe. Te hulumtoje dhe zbuloje se kush dhe si e zoteron kete pasuri kombetare, sesi i ka bere keto miliona euro, se çfare eshte sot e shqiptareve dhe çfare eshte sot e te huajve ne trojet shqiptare etj etj. Sot lexova se bakri shqiptar eshte shitur edhe nje here tjeter. Nje shoqeri turke ia ka shitur aksionet nje shoqeria kineze gjysem shteterore. Une nuk e kuptoj se si nje qeveri mund te shese si mall te babait pasurite kombetare???!!! Mund te shitet fabrika, shtepia, po t’i qeveritar i pabese, nuk ke te drejte te shesesh ate qe nuk eshte prodhuar me duart e tua. Nafta, kromo, bakri, uji nuk mund te shiten se nuk jane prodhuar nga dora e njeriut.Pra e d

  • Pra e dashur “Dita” vazhdo ne kete brazde qe ke hapur. Dhe mos ki frike as nga pushtetaret e sotem, si nuk pate frike nga monstrat e djeshme.

  • Faleminderit për konsideratat “A. H”? Nuk i kam shenuar dy yjet krahas inicialeve te tua sepse celulari im nuk i ka si shenja. Jam në nje mendje me ju per cdo fjali e fraze te komentit tuaj! Per të 78 pikat e kisha fjalën.. Mund t’ju shtoj edhe 78 pika te tjera te krimeve te sali shpellar berishës por nuk eshte vendi per gare akuzash!? Mjafton te shtoj krimin e pashembullt ushtarak te sali berishes ne trafikimin e municioneve te cilet sipas eksperteve kane pasur vleren e 65 miliard (jo milion) dollareve!? Ku shkuan keto para? Une nuk e di dhe asgje nuk thuhet… !? Nuk po zgjatem ? Ju uroj gjithe te mirat aty ku jeni. Paçi fat dhe shendet. Nr.i tel.tim- 0695404383.

    • Pellumb,
      Kam nje vrejtje shoqerore.Ti ngre shume mire problemet qe preokupojne, por nr. tel nuk ka nevoje ta japesh, per arsyen e thjeshte se ka komentues qe mund te drejtohen, por qe nuk duane te dekonspirohen, sepse ashtu e thone me sakt mendimin e tyre te pamvarur!…Nr telefonit tend mund te kontrollohet fare lehte!
      Dhe jo vetem ai, por e gjithe media elekronike, por ajo vetem nga ata qe jane te interesuar, që i kane mundesit.
      Ndersa nr. Tel eshte krejt tjeter.
      Megjithate, kjo eshte nje çeshtje private, qe ne fund te fundit te takon ty….
      Me shume dashamiresi, N.V.

      • I nderuar N. Vjosa? Këshillë me mënd. Por une ja u kam kerkuar bashkebiseduesve qe te mos dekonspirohen? Nuk më intereson fare te me thone emrin dhe ku jane? Ja u kam dhene thjesht n.q.s ndjejne nevojen te me percjellin ndonje mesazh ne lidhje me temat e shtypit. Kòntrollin e telefonit,te tjeret le ta bejne kur te duan e sa here te duan. Nuk do te gjejne kurre antishqiptarizem dhe legenizem. Ndersa ne disa kendveshtrime te tjera kini te drejte madje shume te drejte. Përqafime i nderuar!

  • KY MISHKOVICI ESHTE PRONARI I QTU-se ME DEGE NE SHUME QYTETE
    KETO JANE PROBLEMET TONA DHE JO KACATORRAT E DROGES

    KOSOVA E KA NJE ALTERNATIVE AJO QUHET VETEVENDOSJE, NJEREZ ME VULLNET DHE QE DUAN NE RADHE TE PARE VENDIN E TYRE
    NE NE SHQIPERI NUK E KEMI AKOMA
    RAMA BLEU 1 MILIARD DOLLAR ENERGJI NGA RUMANIA VETEM PER 5% E “KOMISIONIT” TE TIJ
    TEC-et TONA RRINE MBYLLUR E SHQIPETARET MARRIN RRUGET E BOTES

  • Prandaj po egersohet Sali bisha! I bejne presion nga Beogradi qe te pengohet demokratizimi dhe zhvillimi i Shqiperise. Si nuk po e ze mallkimi i shqipetareve?!

  • Horr merkel ? Kini disa dité qe nuk jini dukur dhe sali shpellar berisha ju ka vënë mungesë!? Tung horr!

  • I perkryer.Zot I madh pse jemi keshtu shesim atdheun pa kurfare ndrojtje.Mungese e theksuar nacionalizmi.Kjo eshte nje plage e vjeter e jona qe asnje qeveri nuk mundohet ta korigjoje te beje dicka per te edukuar brezin e ri me nacionalizem.

  • Ti more pellumb qenke nje koqe gomari qe nuk e paske shokun. Edhe gomari mund te ofendohet po ta krahasojne me ty. Gjynah i madh qe egzistojne qenie te tilla ne glob

  • Duket që e paske sumën në tru o “doktor terapija”. As shqip nuk ditke te shkruash o rryp kaishi. Mëso shqip se le nam o derman. Qenka dhe populli pa vlera fare pér ty o antishqiptar,ndyrësirë e haleve greke. Krimb kanalesh,burrec,frikacak,mi shqupi. Shih oo6oataksimbkod48.

  • “Turku” i biri i gomarit duhet të jesh sipas shënjave qe jep. Pëllet pa asnjë fakt por del e vjell bajga. E sheh qe nuk meret asnje komentues me ty. Kush meret me pallat e shqupit! Pse nuk del me emrin tend “doktori i terapisë”.

  • Komentuesa te nderuar,kujdes se po ndotet faqja nga krimbat dhe plehrat e udb si ky “doktori i terapise” apo pjella e trurit te tij “turku”. Jane e njejta firmë udbashe.

  • Kam paralajmeruar me lart Gramoz se do te dale doktor terapija,plehu antishqiptar i saliut. Versulen mbi komentet dhe komentuesit qe ju prishin punë. Do ti shohesh më me shumicë akoma. I ka mbledhur saliu dhe i ka urdheruar qe të nderhyjnë në rrjetet sociale dhe te shurrojne mbi kedo që ju djeg planet?

  • Moderator. Po ndotet faqja nga pseudonimsa qe nuk meren me artikullin por me fyerje te komentuesve qe demaskojnë planet e babait te tyre shpirteror sali ram berishes. Mos lejo uritha te tillë.

  • A e gjeni dot shkakun pse ju ka djeg aq shumë komenti i pellumb zaimit “doktorit te terapise” dhe “turkut” te terapisë?

  • Pershendetje A-H, pikat 21 dhe 32/33/34; mjaftojne per te kuptuar se Ekonomia e Rendi, ne kete shtet [a kedo te ngjashem si ky] kane rene. Pikerisht kete ben cdo biznes kur investon ne vende te huaja: “Shikon statistikat e krimit.” Me 5 Komisare policie lexohet se Shteti nuk ka kontroll te plote mbi legjitimitetin e territorit, jo me me 10 te tille, apo 500 police te vrare.

    1) nese perfitimet jane te medha, merret parasysh rreziku me rroga me te larta e siguracione biznesi/jete e punesim vullnetar [s’ke te drejte te detyrosh nje punojes -p.s.h te shkoje ne Ceceni, a ta pushosh nese refuzon] e duke kerkuar Mbrojtje extra nga shteti [ushtria/policia ne ate zone] ose me roje private, si ne Algjeri, Egjipt, Rusi etj.

    2) kur risku eshte i madh por fitimet te vogla [ne pasurim, a treg] atehere biznesi refuzon te shkoje. Dhe keshtu i hapet rruga biznesit spekulativ. Kompanive hije, atyre te sapo hapura, bizneseve te lidhura me qeverine por pa ekspertizen perkatese.

    ***

    Ekonomia ka dy indekse mates [pervec shume te tjereve; nje eshte “Indeksi i Mc Donalds” ku krahasohet [PPP-ja] Krahasimi ne Fuqi blerese, te dy personave ne dy shtete te ndryshme per te blere nje Hamburger [krahasim te “forces se parase per nje artiull te njejte] dhe tjetri eshte “prezenca e Mc Donalds ne nje vend. Bile dhe ne vendet ku jane; dallohet qarte fuqia [relative] ekonomike; Ne Azine Qendore e sub-Sharane Afrikane ka me pak Mc Donalds se ne vende te tjera. Kur Islanda ra ne krize, te 3 Mc Donalds aty u mbyllen. Ne Rusi ne hapjen e McDonalds-it te I-re mori pjese vete Kryeministri. Ne Hungari McDonalds-i me i madh ne Europe, i eshte dhene nje godine historike [stacioni i trenit te Nyugat-it] i cili eshte bere nga firma qe ka projektuar kullen Eifel.

    Duhet menduar, pse ska 1 Mc Donalds ne Shqiperi, e kjo do te thote qe nje Kompani me ~30.000 dege ne te gjithe boten, akoma nuk na konsideron vend te sigurte te hape nje Dyqan Hamburgeresh; tani mendo investime me $20.000.000 e siper, kush vjen ne SHQIPERI? Keto qe lexon me siper e bllokojne te gjithe rajonin, ne Politike e Para. Te dyja se bashku, pa njera tjetren nuk kane vlere. Ne Guatemala – qe ka 4 qytetet me te dhunshme, ne 10 te tilla ne Ameriken Latine, ku ka pasur lufte civile me mbi 200.000 te vrare, me skuadra te vdekjes, grupe te droges, kartele te ndryshme nderkombetare, me kriminalitet me te larte se gjithe Meksika ne total (!) [kur eshte 10x me e vogel] me mos-zbulim krimi qe shkon ne 98% [here pas here japin amnisti per cdo krim/ askush nuk pergjigjet] nuk jane vrare 500 oficere Policie. Ne Peru, ku ka grupe paramilitare marksiste, te droges, kriminele ordinere e cfaredo dhe kur jane vrare 22 police para 3-4 vjetesh gjate nje proteste, s’jane vrare 500 police akoma; [ushtare po, se ka dhe luftime] Pasi kur prek nje Oficer Policie sido te jete Shteti, kunder-pergjigjet me paragjykim ekstrem. Krimi vete kete e di; dhe i “le rehat” Tek ne ky lajm akoma nuk ka shkuar….Polici i Shtetit eshte i pa-prekshem.

    Dhe pasojat i ke rreshtuar te gjitha nje e nga nje. Prandaj nje gje kaq “e thjeshte” sa “hamburgeri me patate te skuqura” Shqiperise i rri larg. Nderkohe qe Politika Rrugace e Rrugaceve te Rruges, vazhdon prej 20 vjetesh +, Shteti yne nuk ka garantuar aq besueshmeri te quhet Shtet deri diku Normal nga Mc. Donaldsi. A ka shtete qe nuk kane McDonalds si ne? Lexo:

    Kore e Veriut
    Kazakistan
    Zimbabve
    Kamboxhia,
    Nepal
    Siri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *