Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro deklaroi sot në një takim me operatorët turistikë në plazhe që katër muaj para nisjes së sezonit do të nisë procesi i hartëzimit të stacioneve duke njoftuar edhe afatet e aplikimit.
Kumbaro theksoi se 27 shkurt është afati i fundit dhe nuk do të ketë rihapje të dytë. Risi këtë vit është se çdo subjekt që aplikon për një hapësirë në plazh duhet të ketë shlyer çdo detyrim ndaj shtetit në sistemin e tatimeve.
“Katër muaj punë për të prodhuar hartëzimin e stacioneve të plazhit të miratuara nga komiteti për menaxhimin e sezonit turistik. Janë në total 380 parcela publike për sezonin e ri turistik, edhe 1359 parcela të disponueshme për aplikim. 30 ditë afati i aplikimit. Prandaj po e bëjmë këtë komunikim publik që të mos ketë keqkuptime.
Deri në 27 shkurt. Nuk do ketë rihapje të aplikimit. 10 ditë është afati i përcaktuar për shqyrtimin. Ka një risi këtë vit që e kemi miratuar me VKM. Çdo subjekt bashkë me aplikimin duhet të paraqesë edhe vërtetimin nga autoritetet tatimore që nuk ka asnjë detyrim te Tatimet. Edhe subjektet që kanë kontratë 2-5 vjeçare nuk kanë nevojë të aplikojnë por duhet të paraqesin vërtetimin që nuk janë debitorë në sistemin e tatimeve”, tha Kumbaro.
Ajo theksoi se kontroll do të ketë edhe për baret në plazhe duke theksuar se pjesa më e madhe e tyre janë pa leje. Kusht për subjektet që marrin një hapësirë në plazh është edhe punësimi i një vrojtuesi për pushuesit.
“Nuk mund të sillemi si kaubojs për të marrë një pronë publike në menaxhim dhe të kemi detyrime. Jemi mësuar të shohim struktura shërbimi që quhen “Beach bar”. E dimë që një pjesë e madhe nuk janë me leje. Ky është viti kur duhet të formalizojmë strukturat e shërbimit që ndodhen në plazhe. Të gjitha baret të vogla dhe të mëdha, qoftë ata që aplikojnë për herë të parë edhe ata që kanë kontratë duhet të marrin masa që projektet e strukturave të shërbimit t’i paraqesin pranë agjencisë së Zhvillimit të Territorit për miratim.
Ky moment është kusht i pashmangshëm sepse duhet t’i japim fund ndërtimeve pa leje në plazhe. Kemi bërë një koordinim të mirë sivjet me AZHT, duke marrë parasysh kërkesat. Afati i fundit për aplikimin e lejes është data 25 mars. Kontrolli do jetë shumë i rreptë. Nuk mund të lejojmë që në vitin 2022 ilegaliteti të bëjë ligjin në plazhe. Çdo subjekt që merr në menaxhim një hapësirë duhet të ketë të punësuar një vrojtues plazhi. Paraqitja e kësaj marrëveshje është kusht”, u shpreh ajo.
j.l./ dita

Kush ta dha Plazhin ty moj qe ta ndash me hajdutet e reres,.Detin dhe reren e krijoi Natyra,qe shqiptaret te lahen e te shellehen per qejf te vet pa pyetyr per ministra dhe per Hajdute plazhesh,qe kane privatizuar reren dhe detin.Ti moj ministre kerkon ta ligjerosh kete vjedhje,duke injoruar banoret e ketij vendi qe nuk kane para te paguajne hajdutet me shzlongje.
Do te dale n donje shtetas qe i ka ardhur ne maje te hundes,,do marre perpara me eskavator,c`te gjeje,shezlongje,karrike,tavolina,cadra,resorse,,po druaj se viktima nuk do jesh ti moj ministre me emer ne Autobuz dhe as tutori jot Nudisti pornoZHENIK Edvin Rama.
ZHDUKU TI ME ZARBANIKE QË SHKATËRROVE TRSHËGIMNË KOMBËTARE .
POR SKE FAJ TI, FAJIN E KA KRYEZARBANIKU SHALËGJATË BREKËVARUR QË TË VENDOSI NË ATË POST…
ASHTU SIÇ VENDOSI ESHE KËTË PLEHRËN TJETËR TANI…..
U MBUSH QEVERIA PLOT ME PLEHRA , NDOSHTA ERDHI ÇASTI QË KAZANI I PLEHRAVE TË ZBRAZET…
Shqetesim
Mire ben zonja ministre qe mendon per ndarjen e parcelave te plazhit. Vjet u brane kater vete per to.
Kam nje pyetje: po per plazhet publike do beje ndonje gje sivjet? U qahet halli biznesmeneve dhe pasanikeve te rinj, por populli i thjeshte sç po vepropet duhet te mbetet pa bere plazh. Jo te gjithe kane mundesi te paguajne 500, 1000, 2000 leke ne dite per shezlongje…
Moj Ministre , leri fintet e hajduterise . I ke hipur kalit per se mbrapshti . Do o shejtan budallaqe te legalizosh korrupsionin . Une qe te shkruaj kam troje ne bregdet , nuk me kane dhene fare as sa per te ndertuar nje kasolle , nuk kam mare as edhe nje kredi ,skam para borxh , por …????. Mos kujto moj trime ,qe je sot ministre , e ke gabim , nuk te fal njeri kur vjen problemi i prones . Prandaj hiq dore sa me pare , e mos bashkepuno me mafjen ne pushtet , dhe po nuk u terhoqe do jete shume problem personalisht per ty neser kur te dalesh perballe ligjit . .???? Se shefat e tu me lart se ty , kurre nuk firmosin vete , dhe do te ngelet ty dopjo gjashta ne dore . Tamam si ish min Koka ,per vjedhjen e fabrikes se plehrave .?? Se edhe Lamja lamashi i Rames , qe ka legalizuar tek truajt e te treteve , privateve legjitime , mbrapa kokes do ta kete Bile Lamja nuk ka te drejte ligjore te legalizoje ndertimet pa leje ne troje shteterore , se trualli shteteror eshte prone e te gjithe popullit shqiptar nga konispoli e deri ne Vermosh , ligjerisht i takon te gjitheve , e jo i korrupsionit dhe i te forteve te kondra ligjeshem ..Edhe ky do pergjigjet nje dite , Mos haroni se nje dite shqiperia do behet shtet ligjor , dhe gjeni vend ku te futeni o shkaterimtare te teritorit mbare shqiptar .
Po i vendosni pushuesit si sardele ne rere,skandal.
Si cdo vit do te shohim skena te njejta zenie, ku ruajtesit e ambienteve private do te grinden me pensioniste te varfer qe ngulin cadrat e tyre prane territoreve ‘private’, ngaqe privatet kane 95% te reres, ndersa pjesa publike as 5%! Ne vend qe pjesa publike te kete te pakten 50%!