Pas Dropullit, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, shoqëruar nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka udhëtuar drejt Janinës për tu takuar me emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj.
Kumbaro fillimisht falenderoi emigrantët të cilët në 25 qershor u kthyen dhe zgjodhën të votojnë për Shqipërinë që të gjithë duam, teksa theksoi angazhimin maksimal të qeverisë për reformat dhe zhvillimin e vendit që ka marrë përsipër në këtë mandat të dytë.
Më tej Kumbaro theksoi rolin e rëndësishëm të komunikimit dhe dialogut mes dy vendeve, duke qenë se në shtetin grek jeton edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë.
“Duke qenë se në Greqi jeton dhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, interesi jonë është mbarëvajtja dhe komunikimi duke menduar një hapësirë të përbashkët brenda Bashkimit Europian”, tha Kumbaro.
Më tej deputetja e qarkut të Gjirokastrës prezantoi disa nga projektet e mëdha që qeveria Rama 2 do të zhvillojë në qark, investime në rilindjen rurale të shumë zonave të harruara për t’i kthyer ato në atraksione turistike, duke krijuar kështu një model të qëndrueshëm zhvillimi.

takoni edhe arvanitasit dhe camer te mbetur, hidheni topin tek greku
Po ne Afganistan dhe ne Irak kur do te shkojne Ministrat e Ed Bojaxhiut, per te bere falenderimet e rradhes per voten dhe te shpalosin programet ekonomike kapterave dhe nen oficereve ne keto vende, gje qe nuk e kane bere ne Shqiperi se……. nuk kane program.
… me falini se ne komentin e mesiperm harrova dicka pa shkruar.
Pyes z. Kumbaro kur do te ndertoje nje bar-kafe ne mes te Akropulit qe tu sherbeje emigranteve-turiste, ashtu sic beri ne Butrint, monument i marre ne mbrojtje nga UNESCO..