Kumbaro i përgjigjet Ndrenikës: S’ke nevojë të shtrihesh tek dera e teatrit

Elton Tafaruci

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i është përgjigjut sot aktorit Robert Ndrenika i cili pak ditë më parë kishte shprehur kundërshti për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Madje Kumbaro tha se kishte ftuar aktorin e madh në eventin e sotëm për ndërtimin e qendrës së re multifunksionale teatrale por aktori nuk ka ardhur.

Nuk dihet arsyeja e kësaj mungese për të cilën ministrja bëri me faj kohën e papërshtatshme.

” Përfitoj nga rasti ti them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenikës të cilën e ftova të vinte dhe sot por koha nuk ishte e përshtatshme. Tek darkonim bashkë dy netë më parë në Festivalin e Teatrit Ballkanik me miq dhe i shpjegoja projektet e reja të teatrove, dua tia them sërish:  S’ka nevojë të shtrihet tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të ri që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshëm që ai ka” u shpreh ministrja.

Ne festivalin e Teatrit Ballkanik Robert Ndrenika pati deklaruar:

“Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”.

Share This Article
7 Comments
  • Degjo moj ‘kumbanore’ pa tinguj,
    Une jam nje i ‘mengjer’ radikal qe zoterija jote pa asnje dite pune nuk di nga pjerdh gomari per te majten ,per artin e kulturen.Ndrenika ,ish deputet aksidentalisht’ i obskurantizmit salisjan ‘peshon’ e ka ‘vlere’ sa !tere ‘qUrravite’ e ketyre 25 vjeteve te mara se bashku.
    TE VESH JO DOTRE POR GISHTIN TEK TEATRI KOMBETAR ASHTU SI TEK ‘HOTEL DAJTI’ PERBEN KRIM QE DUHET DENUAR NGA 2 GJYKATA:Inkujzicionit e ajo penale!Njesoj si te vesh dore mbi KOLOSEUN e ‘MREKULLI TE TJERA’!
    Jep urgjent doreheqje!

  • Kulle me teater do ngreje kumbaro me ramen.
    Derisa populli eshte bageti, hic mos ja pertoni. Beni 29 kate kulle dhe nje teater andej nga kati i fundit.

  • Booooo. Boooooo. Sa e pacipe kjo kumbara e rames. Nuk e njifka turpin.
    Hajt me kembe te mbara moj kumbara.
    Prisheni dhe benibkulla shalfjate. Asgje mos mbese. Ashtu sic i prishi shalgjati kur ishte ne bashki me lulishte me shkolla, kopshte e cerdhe.
    Me kembe te mbara kumbara.

  • O robert. Mos u shtri o xhan se shtrihet vet kjo e para. Sa per te shtriren te gjithe e kane qef. Edhe kjo cipa e rames

  • Mos e dridh muhabetin zonja ministre,se i madhi Robert Ndrenika nuk e kish hallin tek nevoja per ndertimin e teatrove te reja edhe me te mira,sepse nje gje e tille sigurisht ai si aktor dhe artist dhe qytetar shembullor do t’i mireprese e do t’i levdoje.Ai e ka fjalen per mosprishjen e nderteses ekzistuese te teatrit,ne te cilen ai dhe plejada e vjeter e shokeve te tij kane derdhur djersen dhe dhjetra vite pune krijuese plot vetmohim e perkushtim ne te mire te popullit,te zhvillimit te artit te drames dhe kinematografise shqiptare,nga gjiri i te cilit teater doli nje plejade e tere aktoresh te kinematografise shqiptare.
    Te me falni zonja ministre,ne komentin tuaj drejtuar z.R.Ndrenika ju i jeni shnmangur ceshtjes se prishjes ose jo te asaj ndertese te teatrit ekzistues per te cilen bente fjale z.Ndrenika. Ajo ndertese nuk duhet prishur sepse eshte monument i rendesishem i kultures kombetare shqiptare dhe si e tille duhet ruajtur dhe mbrojtur me ligj nga shteti.Ajo fare mire duhet ruajtur duke i bere restaurimet e pershtatshme per te ruajturperkatesine e asaj ndertese me ate kompleks te vjeter ndertesash.Teatrot dhe monumentet antike ruhen dhe mirembahen me fanaticizem te madh nga qeverite e shteteve demokratike;shkaterrime te tyre po shohim te behen nga terroristet ekstremiste fetare ne boten arabe dhe gjetke.
    Ndertesa te tjera teatri mund te ngriheshin,p.sh. ne sheshin e ish ekspozites se vjeter kineze.
    Me respekt,
    Bashkim Pitarka
    diplomat ne pension
    Florida,SHBA

  • Nuk eshte vetem Ndrenika qe ka kete opinion por jane thuajse teresia e aktoreve qe i kane dhene emer e shkelqim atij teatri dhe jo nje pijanec si ai qe keni vene drejtor qe vec tallet me ta. Nga bisedat qe kam pasur me aktoret e vjeter verej nje zhgenjm total karshi kesaj ministres trularaske qe e shkaterroi artin, kulturen duke mos treguar as respektin minimal per plejaden e artisteve qe i dhane fame vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *