Festimi i ditës së verës në Përmet tashmë po kthehet në traditë.
Qyteti i trëndafilave ka pritur sot vizitorë të shumtë, jo veç nga zonat rreth e qark po edhe nga Tirana e qytete të tjera për të shijuar disa nga veçantitë që ky qytet ofron, sidomos sa i takon kulinarisë e natyrës.

E pranishme në qytet për Ditën e Verës, për të dytin vit radhazi, ishte edhe Ministrja e Kulturës dhe deputetja e zonës, Mirela Kumbaro e cila u shpreh se Përmeti po tregon vit pas viti se ka potenciale turistike jo veç për qarkun e Gjirokastrës, po për gjithë Shqipërinë.
“Me projektet që po zhvillohen dhe me të gjithë potencialin agroturistik që ka, Përmeti do të ofrojë mundësi të shumta për çdo ditë tjetër të vitit për turizëm. Panairi i Ditës së Verës tregon që vet Përmeti ka potenciale për vete, ka potenciale për qarkun e Gjirokastrës, por edhe për gjithë Shqipërinë për të zhvilluar turizmin”, tha Kumbaro, e cila shoqërohej nga deputeti Flamur Golemi, prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj dhe kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni.
Ministrja Kumbaro pas vizitës së zhvilluar në Panairin e Ditës së Verës, mori pjesë në mbjelljen e trëndafilave, simbol i qytetit të Përmetit.

Krahas Elbasanit, Dita e Verës tashmë ka stacion dhe Përmetin!
s.a/dita

Pak si e vonuar kjo per mbjelljen e trendafillave qe qenkan ne gjethe tash..b
Ah propaganda me lopate lopate,vend e pa vend
Bile kur doni me mbjell,mbjelleni nje dite kur eshte vakti