Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume tha se shpërndarja e parlamentit dhe gjetja e një date të re zgjedhore nuk është zgjidhje për krizën politike.
Për Kumen koha se kur mund të bëhen zgjedhjet qoftë ato vendore, apo ato parlamantare duhet të jetë vetëm pasojë e tavolinës në të cilën duhet të ulen palët për të gjetur zgjidhjen, shkruan Oranews.
Sipas Kumes kushtetuta përcakton që mandati i të zgjedhurve vendor është 4 vjet, lexuar fjalë për fjalë kështu duket e pamundur që të bëhet ndryshim në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Kushti i nevojshëm është marrëveshja politike që duhet bërë.
Pjesë nga intervista:
Mund të ketë një marrëveshje politike për të rikthyer në Kuvend PD dhe LSI?
“Jo për të kthyer në parlament Partinë Demokratike nuk ka nevojë për marrëveshje, por në vlerësimin tim është e domosdoshme që të kemi një trup të tretë një institucion të tretë që të gjykojë vendimmarrjen, mënyrën si i ka zbatuar kërkesat e kodit zgjedhor Kuvendi i Shqipërisë dhe kjo është Gjykata Kushtetuese.
A është një zgjidhje për krizën shpërndarja e Parlamentit?
“Për mua nuk është zgjidhje shpërndarja e Parlamentit ashtu sikurse nuk është zgjidhje as gjetja e një date e re për zgjedhjet. Koha se kur mund të bëhen zgjedhjet qoftë zgjedhjet vendore ose zgjedhjet parlamantare duhet të jetë vetëm dhe kryesisht pasojë e tavolinës në të cilën duhet të ulen palët për të gjetur zgjidhje.
Ato do të bëjnë të mundur që në mënyrën se si ne qeverisemi dhe këtu kam parasysh dokumentin kryesor qeverisës që është Kushtetuata e Republikës së Shqipërisë, por edhe ligjet e tjera siç është një nga më të rëndësishmit, kodin zgjedhor i Republikës së Shqipërisë të ndryshohet me qëllim që të mos përplaset kjo shoqëri, mos të përplaset ky vend të mos ndotet ky vend.
b.b/dita

Kumja propozon qe kushtetuta Te futet SI kurve NE krevatin e Saliut dhe Edvinit SI me 2008 dhe Te linde nje kopil tjeter.Po me kopilin opozite e re cfare do Te behet?